E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Shoqatës së Gjermanisë dhe Maqedonisë, Valter Kolbo, mendon se për zgjidhjen e kontestit për emrin nevojitet iniciativë nga kryesimi spanjoll me BE-në dhe mbështetje më e madhe nga Gjermania.
Evropa mund tė luaj rol mė tė madhė nė zgjidhjen e kontestit tė emrit









Kryetari i Shoqatës së Gjermanisë dhe Maqedonisë, Valter Kolbo, mendon se për zgjidhjen e kontestit për emrin nevojitet iniciativë nga kryesimi spanjoll me BE-në dhe mbështetje më e madhe nga Gjermania.

"Nuk ka kurrfarë zhvendosje në qëndrimin e BE-së lidhur me kontestin për emrin dhe mbështetjen për Maqedoninë. Më vjen shumë keq për situatën e këtillë, sepse, siç e dini, Bundestagu gjerman që në vitin 2004 e mbështeti Maqedoninë lidhur me emrin. Qeveria ndërmori masau zotua që edhe më tej ta mbështesë Maqedoninë, theksoi Kolbo për programin në gjuhën maqedonase të Dojçe Vele-s.

Pas takimeve të tija të kohëmëparshme joformale në Shkup me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevskin, ai thotë se kryeministri, "ka thënë qartë se nuk është i kënaqur nga pozicioni i Gjermanisë pas bisedimeve të shefave të diplomacive Antonio Milloshoski dhe Gvido Vestervele në Berlin".

"Askush nuk mori përsipër të ndikojë ndaj Papandreut. Gjithçka i lihet Nimicit, ndërsa ai është i pasuksesshëm", komenton Kolbo.

Sipas tij, për zgjidhjen e kontestit tani duhet të ketë iniciativë nga kryesimi spanjoll me BE-në, si dhe nga eurokomisarët kompetentë për zgjerim dhe punë të jashtme.

"Nuk mund të mbetet në status-kuo". kancelarja Merkel duhet t'ia thotë këtë Papandreut. Kjo sipas meje është e domoasdoshme", theksoi Kolbo, i cili është ish-deputet i socialdemokratëve në Bundestag.

Ai mendon se një çelës për zgjidhjen e kontestit rreth emrit është parisi. "Presidenti Sarkozi është në anën greke dhe pak ndihmon që të arrihet kompromisi, ashtu që edhe në këtë relacion duhet të ripunohet", thotë Kolbo.

"Sipas meje, pala e Maqedonisë është e hapur dhe për këtë arsye tani duhet të organizohet mbështetje për vendin, e cila njëkohësisht do të ishte edhe e praktikuar nga Qeveria", plotëson Valter Kolbo, i cili si kryetar i Shoqatës së Gjermanisë dhe Maqedonisë, përmes kontakteve me fraksionin e tij dhe fraksione të tjera në Bundestag, thotë edhe më tej do të kërkojë rrugë joformale për mbështetje ndaj Maqedonisë.

Publikuar: 02.03.2010 | 16:43
Lexuar: 286 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime