OBSH kujton se duhani është një prej kërcënimeve më të mëdha të shëndetit publik dhe është faktor risku për shumë patologji
Duhani vret 5 milionë persona në botë ose e thënë ndryshe një person vdes në 6 sekonda!
Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH),Margareth Chan, gjatë një fjalimi për duhanin me rastin e një ceremonie të mbajtur në Gjenevë, theksoi se duhani duhet reduktuar në maksimum, pasi është shkak për vdekjen jo vetëm të personave që e konsumojnë, por edhe të atyre që qëndrojnë pranë duhanpirësve.
OBSH kujton se duhani është një prej kërcënimeve më të mëdha të shëndetit publik dhe është faktor risku për shumë patologji.