Fuere pret që Qeveria të bëjë përpjekje për përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe mundësitë në margjinaliziim e bashkësive si dhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Likovë dhe Haraçinë.
Euroambasadori Ervan Fuere e vlerëson si shqetësuese gjendjen me numrin e madh të azilantëve nga Likova në Belgjikë.
"Kjo gjendje me të vërtetë është shqetësuese dhe si rezultat i kësaj i tërë rajoni do të vizitohet nga kryeministri i Belgjikës. I vlerësojmë përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por duhet të bëhen ende përpjekje shtesë që të pengohen agjencitë turistike ta keqpërdorin besimin e njerëzve dhe t'u ofrojnë udhëtime në vendet e BE-së, për arsye se e gjithë kjo është në kundërshtim me frymën e liberalizimit të vizave përderisa po bëhet keqpërdorim", deklaroi euroambasadori Fuere, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes pesëvjeçare për financimin 2007-2009 për komponentën IPA 5 - Zhvillim rural në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Ai pret që Qeveria të bëjë përpjekje për përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe mundësitë në margjinaliziim e bashkësive si dhe për përmirësimin e infrastrukturës dhe hapjen e vendeve të reja të punës në Likovë dhe Haraçinë.
"Ndërkaq kjo nuk paraqet kurrfarë arsyetimi që njerëzit t'i braktisin vendet e tyre që të kërkojnë punë në të zezë në vendet-anëtare të Bashkimit Evropian. E vlersojmë deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski i cili tha se do të ndërrmeren masa shtesë për pengimin e paraqitjes së azilantëve nga Maqedonia në BE", theksoi Fuere.
Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Vasko Naumovski në emër të Qeversië së Republikës së Maqedonisë u bëri apel qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet e këtilla për arsye se, siç tha, gjasat për fitimin e azilit të qytetarëve të Maqedonisë në ndonjë vend-anëtar të BE-së janë të barabarta me zero.
"Jo vetëm që këto qytetarë nuk do të fitojnë azil dhe jo vetëm që sërish do të kthehen në Republikën e Maqedonisë, por ekziston një mundësi e madhe që të marrin edhe ndalesë më shumëvjeçare ose ndalesë të përhershme për hyrje në zonën e Shengenit që me siguri nuk është kjo që e dëshirojnë", tha zëvendëskryeministri Naumovski.
Ai premtoi se të gjitha institucionet kompetente do të vazhdojnë me aktivitetet që paraqitja e parë të azilantëve ta përfundohet sa më shpejtë dhe ta parandalohet me sukses.