Shembjet janë afruar rezervuarit të ujësjellësit duke e rrezikuar atë. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe nga komuna e Sarajit, të cilët bashkë me ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë dalë në vendngjarje.
Në fshatin Svillare e Epërme të komunës së Sarajit në masë të madhe kanë vazhduar rrëshqitjet e tokës të ndihmuara ditëve të fundit edhe nga teprica e ujit që derdhet nga rezervuari aty pranë.
Shembjet janë afruar rezervuarit të ujësjellësit duke e rrezikuar atë. Për këtë janë të vetëdijshëm edhe nga komuna e Sarajit, të cilët bashkë me ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim kanë dalë në vendngjarje.
Për të parandaluar katastrofën e mundshme ata kanë vendosur që të ndërtojnë një mur mbrojtës si dhe tub nëpërmjet të cilit do të derdheshin ujërat e tepërta.