Albumi im ka plot gjysëm viti që është hedhur në treg. Besoj që ju e dini mirë pergjigjen në pyetjen tuaj pasi që shumë statistika dhe fakte flasin për popullaritetin e albumit De luxe. Megjithatë, unë dua të mbetem modeste dhe do ju propozoja që këtë pyetje të ja bëni producentit të albumit tim, pra kompanisë Eurolindi.
Nga
Blerand Rexhepi
Është një ndër këngëtaret më të angazhuara kohëve të fundit nëpër koncerte dhe shumë e pranishme në media. Nuk e ka problem ngritjen dhe rënien nga pesha. Tregon se tash është ngjitur majave të estradës dhe nuk rezikohet nga konkurenca e këngëtarëve. Albumi i saj po then rekord shitje në Kosovë dhe më gjerë. Është apo nuk është shtatzënë? Stilistja e saj ka dizejnuar fustane për shtatzëna dhe ato së pari i ka provuar tek këngëtarja. Në një intervistë për Game Over, më tepër rrëfehet Arta Bajrami.
Ka disa muaj që ke hedhur në treg albumin e ri. Të kanë treguar producentët si ka ecur shitja?
Albumi im ka plot gjysëm viti që është hedhur në treg. Besoj që ju e dini mirë pergjigjen në pyetjen tuaj pasi që shumë statistika dhe fakte flasin për popullaritetin e albumit De luxe. Megjithatë, unë dua të mbetem modeste dhe do ju propozoja që këtë pyetje të ja bëni producentit të albumit tim, pra kompanisë Eurolindi.
Është vokali juaj që këngës i jep sukses apo dora e kompozitorit e bën këngën hit?
Vokali i bukur dhe kënga e dobët është dëm i madh. Vokali i dobët dhe kënga e bukur është mëkat i madh. Vokali i bukur dhe kënga e bukur është ajo që quhet hit.
Statusi juaj ka ndryshuar, si po ecën jeta si bashkëshorte?
Kam folur shpesh për lumturinë time në jetën bashkëshortore, e që është e madhe e kam ndarë me fansat e mi edhe gjatë performimeve të mia para tyre. Sepse lumturia shpirtërore shfaqet në çdo çast të jetës, ajo nuk fshihet dot.
Gjithmonë e angazhuar nëpër koncerte, ke thënë që nuk gjen shumë kohë për familjen e burrit. Mendon se vjehrra të fal këtë gjë?
Jo, unë asnjëherë nuk kam thënë që nuk gjej kohë për familjen time apo të burrit. Familja është gjithmonë në vend të parë dhe kur ata kanë nevojë për mua unë jam aty. Unë kam thënë që nuk jam nuse tipike e cila servon tërë ditën kafe dhe çaj (që nuk dmth se unë nuk e bëj këtë gje) por që shpesh më duhet të kap valixhet dhe të fluturoj për në vendet ku duhet të performoj dhe kjo më bën mua një nuse pak më ndryshe, gjë që kuptohet nga të gjithë dhe mirëkuptohet sidomos nga familja e Xhimit.
Është i kuptueshëm Xhimi në këtë drejtim?
Tepër. E kam thënë shumë shpesh se ai është përkrahësi im më i madh.
Pse deri më tani nuk e ke ekspozuar shumë. Në asnjë manifestim nuk je paraqitur me të?
Xhimit nuk i pëlqen të ekspozohet dhe unë normal që respektoj dëshirën dhe qëndrimin e tij.
Nëpër xhirimet televizive në shpinën tuaj shihet një tattu? Kur e keni realizuar dhe çfarë dmth ka?
Tatuazhën e kam bërë prej kohe dhe është një shqiponjë në një zemër. Çfarë mund të jetë domethënia e një shqiponje në zemër? Pastaj thonë që Arta nuk është patriote, (qesh).
Klipet si mënyra më e mirë e promovimit të një artisti. Realizimi i tyre është i kushtueshëm nga ana financiare, investon fitimin nga koncertet?
Kohëve të fundit videoklipet i kam financuar vetë, pra nuk kam kërkuar ndihme nga spozorë edhe pse kjo do duhej të bëhej, pasi që videoklipet janë të kushtueshëm. Por nuk më dhimbset asgjë që investoj në karrierën time.
Bashkëshorti juaj si biznesmen në Gjermani,qëndron afër teje financiarisht?
Bashkëshorti im përkujdeset për gjëra tjera që kërkon familja dhe jeta bashkëshortore. Për karrierën time përkujdesem vetë.
Kënga, E para, në versionin serb, tashmë po bën xhiron edhe nëpër mediat atje. Funky G, është grup shumë i njohur gati në gjithë Ballkanin. Ke menduar për ndonjë lloj padie kundër tyre, apo mënyrë tjetër dëmshpërblimi?
Njëherë jam duke studiuar mundësitë për masa ligjore që do mund të merrja kundër grupit Funky G. Në anën tjetër ndjehem krenare që një grup shumë i popullarizuar në Ballkan zgjedh pikërisht një këngë timen për ta kopjuar. Më e rëndësishmja është që versioni serb është pëlqyer tej mase në vendet ballkanike dhe kjo bën që Arba$ound studio të njihet dhe pëlqehet edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Juve si këngëtare ju ka ndodhur të frymëzoheni nga diku për ndonjë këngë, apo klip?
Sigurisht që artisti mund të frymëzohet nga një artist tjetër, nga një ngjarje e veçantë apo ndonjë situatë e jashtëzakonshme. Inspirimi mund të vijë nga shumë gjëra por zotësia është që çdo inspirimi nga dikush tjetër ti japësh shpirtin, ngjyrën dhe stilin tënd.
Angazhimet e shumta në karrierë nuk të japin kohë në krijimin e familjes?
Gjithçka në kohë të vet. Familja definitivisht që është një ëndërr e imja që shpresoj të realizohet së shpejti.
Po fjalët në lidhje me shtatzëninë tuaj, nga dolën?
Këto fjalë unë i kam lexuar vetëm në media, nga dolën? Nga unë ose të afërm të mi jo, besoj qe është detyrë e juve gazetarëve të zbuloni, pajtoheni?
Mos më thuaj që ishin thashetheme pasi në klipin Falje nuk ka, shihej mirë që Arta është shtatzënë. Na trego çfarë ndodhi?
Aha, dmth u zbulua burimi i thashethemeve. Pyetja e mëparshme qe e tepruar pasi që sipas jush në njërin nga videoklipet e mia të fundit shihet mirë shtatzënia ime. Unë njihem për shtim dhe rënie nga pesha për kohë shumë të shkurtër dhe besoj që keqkuptimi në fjalë mund të jetë e lidhur me këtë gjë edhe pse unë kam marrë shumë komplimente, sidomos për pamjen time në atë videoklip.
Si i komentoni nëpër media fjalët në lidhje me konkurrencën dhe rivalitetin në estradë?
Konkurrenca është gjë shumë e mirë pasi që stimulon të punohet më shumë dhe të perfeksionohet më shumë. Unë të them të drejtën nuk besoj që rrezikohem nga konkurrenca dhe sinqerisht ju them që nuk vuaj nga kjo gjë pasi që secili artist ka diçka të veçantë për ti dhënë publikut. Kam më shumë se 10 vite në skenë dhe fatkeqësisht asnjëherë nuk jam ndjerë e rrezikuar nga pozita ime në estradën. Përkundrazi konkurrenca vetëm sa ka përforcuar pozitën time në majë të estradës.
Sipas teje, kush po ecën mirë në karrierë?
Po ata që janë gjatë në skenë veç e kanë treguar veten dhe kanë qëndruar pa u luhatur asnjëherë. Ndërsa këta të rinjtë që kanë filluar karriera të furishme duhet akoma të tregojnë veten se janë vrapues të stazave të gjata.
Po kush fiton më së shumti?
Për shifra nuk flitet pasi që askush nuk e tregon të vertetën, pastaj disa e egzagjërojnë këtë gjë për ti rritur statusin vetvetes por kush fiton më shumë besoj që dihet. Janë këta artistët e klasës A.
Mendon se është mënyrë e mirë e promovimit duke u fjalosur me dikë?
Absolutisht. Ndonëse tingëllon shumë keq prap është fakt që njerëzve ju interesojnë shumë më shumë gjërat e jashtëzakonshme se ato të matura. Të marrim Big brother si shembull:Njerëzit shumë me dëshirë shohin banorët e shtëpisë që grinden dhe bëjnë sjellje të jashtëzakonshme se ata që sillen në mënyrë sa më të matur. Apo një shembull tjetër: Më thuani nëse ka ndonjë njeri që nuk di për konfliktin Adelina Ismaili-Leonora Jakupi?. Përgjigje pse ndodh kjo gjë duhet kërkuar në degën e psikologjisë ndërsa që është fakt është. Por, pyetja që çdo artist duhet ti bëj vetvetes, nëse është rrugë më e mirë për të gjeneruar publicitet?
Blerand Rexhepi
Do e kishe përfaqësuar Kosovën në Euro Song?
Me një këngë të bukur dhe një përgatitje të mirë do e përfaqësoja vendin tim, pse jo?
Kishe sakrifikuar privatësinë për publikun në ndonjë show?
Privatësinë time personale po, por në asnjë rast nuk do kërkoja që familja ime të marr mbi vete barën e popullaritetit tim dhe të sakrifikojnë privatësinë e tyre.
Në profilin tuaj në face book keni shumë komente, mesazhe nga persona të ndryshëm. I lexon bashkëshorti?
Jo. Xhimi nuk merr pjesë në jetën virtuale në internet dhe nuk i pëlqen të merret me sajte të natyrës së tillë, pasi që ai beson dhe i pëlqejnë vetëm lidhjet face to face me njerëz. Internetin e përdor vetëm për gjëra që i duhen atij, ndërsa për komunikim mjafton edhe një e-mail.
Dhuratën më të shtrenjtë të cilën të ka bërë ai deri më tani?
Zemrën e tij që ma ka dhënë mua, vetëm kjo nuk blihet me para dhe nuk matet me asnjë gjë tjetër materiale.