E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nevojitet reciprocitet në mësimin e gjuhës së bashkësisë tjetër etnike, konstatuan pjesëmarrësit në debatin “Dygjuhësia dhe problemet në arsimin në Maqedoni”, që u mbajt në UEJL në Tetovë.
Nevojitet reciprocitet nė mėsimin e gjuhėve tė bashkėsive










DEBAT “DYGJUHËSIA DHE PROBLEMET NË ARSIMIN NË MAQEDONI”


Pjesëmarrësit në debat, konstatuan se vendimi i Qeverisë për vendosjen e gjuhës maqedonishte për nxënësit shqiptarë të klasës së parë është i shpejtuar

Nevojitet reciprocitet në mësimin e gjuhës së bashkësisë tjetër etnike, konstatuan pjesëmarrësit në debatin “Dygjuhësia dhe problemet në arsimin në Maqedoni”, që u mbajt në UEJL në Tetovë.

Pjesëmarrësit në debat, konstatuan se vendimi i Qeverisë për vendosjen e gjuhës maqedonishte për nxënësit shqiptarë të klasës së parë është i shpejtuar.

Akademik Ali Aliu konsideron se gjuhët e bashkësive tjera etnike duhet të mësohen në mënyrë reciproke. Ai shtoi se dëmi është bërë meqë fëmijët tashmë janë të involvuar dhe se duhet të kalojnë vite për t`i reparuar pasojat e vendimit të këtillë.

Profesoresha Elena Andreevska, anëtare e Komisionit Evropian për luftimin e diskriminimit, konsideron se Qeveria së pari duhej ta përgatisë terrenin për këtë vendim, por edhe se duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat.

Veronika Kareva, drejtoreshë e Qendrës së gjuhëve të UEJL-së konsideron se në mësimin e një gjuhe joamtare më e rëndësishme është qasja.

“Kur vendoset mësimi i gjuhës tjetër duhet t`i kushtohet kujdes qasjes dhe kjo duhet të jetë përmes lojës, këngës, e jo menjëherë me gramatikë”, theksoi Kareva dhe shtoi se me rëndësi të madhe është edhe gatishmëria e arsimtarit dhe shfrytëzimi i formave bashkëkohore, e jo tradicionale të arsimit.

Sipas Karevës, vendosja e gjuhës shqipe në paralelet maqedonase duhet të fillojë nga mosha më e hershme, veçanërisht në mjediset etnikisht të përziera.

Publikuar: 02.03.2010 | 18:51
Lexuar: 173 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime