Këtë e kanë bërë me dije mjekët e National Naval Medical Center në Meryland, të cilët i kanë bërë një vizitë të detajuar kreut të Shtëpisë së Bardhë. Vizita ishte njoftuar prej kohësh, por është kryer vetëm gjatë ditëve të fundit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Barak Obama gëzon shëndet të plotë.
Këtë e kanë bërë me dije mjekët e National Naval Medical Center në Meryland, të cilët i kanë bërë një vizitë të detajuar kreut të Shtëpisë së Bardhë. Vizita ishte njoftuar prej kohësh, por është kryer vetëm gjatë ditëve të fundit.
Sipas xhaketave të bardha, Obama gëzon shëndet të plotë për të çuar deri në fund mandatin e tij të parë presidencial. Por nga ana tjetër ata i kanë tërhequr veshin presidentit për shkak të konsumimit të duhanit. Kontrolli i ardhshëm do kryhet në vitin 2011.