E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vet termi lojalitet bënë pjesë në korpusin e termave politiko-juridike që shpjegon raportet e ndërsjella ndërmjet qytetarëve dhe strukturave pushtetore.
Nėrmjet lojalitetit dhe servilizmit








Shkruan: Mahi Nesimi

Nevojat e jetës së përitëshme po edhe ndodhitë përcjellëse të saj, dukshëm po ndikojnë që termat e ndryshme politiko-juridike dhe socio-psikologjike të zënë vend në fjalorin e përditshëm edhe të qytetarëve që përnga angazhimi profesional dhe fushveprimi praktik fare nuk kanë të bëjë me përdorimin e termave siç janë lojaliteti dhe po e zëmë-servilizmi. Mirëpo, ja që këto gjithënjë e më shumë po përdoren gjithandej. Konsumimi më i madh ose më i vogël i ndonjë gjësendi, qoftë edhe i termave siç janë këto që i theksuam regullohet sipas regullit të tregut, respektivisht ofertës dhe kërkesës. Por, duke u nisur nga fakti se këto terma nuk janë mall që ekspozohet në treg ndërsa përdorimi i tyre shtohet, domosdoshmërisht parashtrohet pyetja për faktorët që ndikojnë në ritjen ose imponimin e nevojës për përdorimin e tyre. Në kotekst të kësaj duhet pajtuar me faktin se kemi të bëjmë me një fazë të zhvillimi të shoqërisë ku ndodhin përplasje të mëdha politiko-sociologjike që si rjedhojë këto terma fillojnë të bëhen ndër më të përdorurat në fjalorin e përditshëm.
Shoqëria jonë, fatkeqësisht, tashmë dy dekada po noton në barkën e quajtur tranzicion e cila u ndesh me një rugëtimin të vështirësuar, si për shkak të kapitenëve joadekuatë, ashtu edhe për shkak të piratëve të cilët nga motivacione të ndryshe kontribuan në lundrimin e pasuksesshëm të saj.

Ndoshta barka do të kishte një rugëtim më të shpejtuar dhe nuk do të bëhej pre e piratëve sikur kapitenët të ishin më të vendosur që gjatë rugëtimit tu ikin kurthave të piratëve. Por, duket se nga „sulmet” përfituan të dy palët: edhe kapitenët edhe piratët. Natyrisht, piratët përfituan mjaft pasiqë kapitenët, atyre duheshte tua kompensojnë edhe mundin edhe lojalitetin. Dhe kështu, dalë ngadalë shoqëria jonë erdhi në një pozicion ku termi lojalitet filloi të bëhet si një regull e sjelljes së përditëshme.

Vet termi lojalitet bënë pjesë në korpusin e termave politiko-juridike që shpjegon raportet e ndërsjella ndërmjet qytetarëve dhe strukturave pushtetore. Loja e qetë e këtyre dy forcave zakonisht prishet kur strukturat pushtetore shtojnë arogancën e veprimit si përgjigje ndaj lojalitetit, kinse të lëkundër, të qytetarëve. Në fakt, qëllimi parësor në këtë rast ka të bëjë me nevojën për ritjen e shkallës së ushtrimit të pushtetit sipas tekeve të nomenklaturave udhëheqëse politike. Atëherë, zakonisht kërkohet shkallë më e lartë e lojalitetit me çka fillon prishja e raporteve të lojës së qetë të forcave. Por, faktori i parë i forcave, lojtari kryesor, bartësi i pushtetit ose pushtetmbajtësi, gjithësesi kërkon rolin e vet faktik dhe i forcon kriteret e lojalitetit edhe ashtu të disfavorshme për kategoritë që duhet të dëshmojnë lojalitet.

Me ashpërsimin e kritereve të lojalitetit, fillon procesi i përplasjeve brenda korpusit lojalist, respektivisht fillon debati për nevojën e lojalitetin të domosdoshëm dhe asaj që duket e tepërt. Kështu në strukturën e bashkësisë (çfardoqoftë bashkësie të jetë) paraqiten rymat pro et contra që rezulton me krijimin e grupit lojalist brenda lojalistëve dhe grupit kundërshtues të kritereve të ashpërsuara. Brenda strukturës pushtetore pokështu vjen deri te formimi i grupeve pro et contra që pokështu krijon grupin dominant të udhëheqjes pushtetore në gjirin e të cilit krijohet grupi lojalist-mbështetës i demonstrimit të forcës vendimmarëse. Grupimi i dytë angazhohet për vazhdimsinë e strategjisë së mëparshme udhëheqëse. Përplasjet brenda këtyre dy grupeve janë të një karakteri të konfrontimit të butë dhe lehtë mund të eliminohen.

Përplasjet në grupin e lojalistëve vetvetiu sjellin deri te konfrontimet e ashpra, sepse grupi kundërshtues, mospajtimet zakonisht i mbështet në të dhëna dhe agrumente të qëndrueshme dhe të njohura. Madje, ky grup, në situata të tilla shpalos edhe argumente për të kundërshtuar edhe shkallën e lojalitetit të fazës paraprake me arsyetim se lojaliteti i demonstruar nuk është shpërblyer në mënyrë adekuate dhe bashkësia nuk ka përfituar diçka të rëndësishme. Pra, kundështuesit e kritereve të reja të vendosura ndaj lojalistëve, duket se në këtë rast kanë pozicion më të favorshëm.

Megjithatë, kjo ndjenjë dhe bindje është mjaft e luhatëshme sepse në betejën për primat, në anën e lojalistëve gjendet mbarë struktura pushtetore dhe lojalistët e shfrytëzojnë ndihmën dhe mbështetjen e të dy grupeve tashmë provizorisht kundërshtuese në kuadër të strukturës pushtetore.

Dukuritë e këtilla i përcjellin të gjitha shoqëritë pa sistem të forcuar të demokracisë e posaçërisht shoqëritë me mangësi të theksuara të funksionimit të shtetit juridik. Shtrat më të pleshëm për paraqitjen e këtyre dukurive janë shoqëritë në tranzicion të sistemit politiko-ekonomik dhe shoqëritë në të cilat ekzistojnë dallime të theksuara të zhvillimit ekonomik. Niveli i zhvillimit ekonomik, veçanërisht ai i zhvillimit arsimoro-kulturor në këtë raste paraqitet si faktor dominant në marrjen e qëndrimit ndaj njërit ose grupit tjetër në kuadër të lojalistëve. Vet pozita e lojalistëve është dëshmi se në gjirin e saj ka mangësi në ngritjen politike, ekonomike, arsimore dhe kulturore, parametra këto që vetvetiu e kanë shkaktuar pozitën lojaliste.

Si strukturë e organizuar, lojalistët shërbehen me arsyetime joshëse dhe shpresdhënëse për ardhmërinë, duke u bazuar, para së gjithash në ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë që për qytetarët çdoherë është mbi të gjitha. Kështu, dalëngadalë në opinion krijohet bindja se duhet pamundësuar situata që mund të përkeqësojnë gjendjen. Për krijimin e opinionit të këtillë, zakonisht angazhohen struktura të caktura të pushtetit dhe të lojalistëve. Strukturat e pushtetit veprojnë në mënyrë të padiktueshme-anësore. Punëmarësit zakonisht shpërblehen në mënyra të ndryshme, kryesisht me beneficione të vogla të karakterit administrativ, juridik dhe përfitime të dyshimta. Strukturat e lojalistëve veprojnë mbi parimin e grupeve dhe lojalitetit të dëshmuar. Në këtë kontekst, jorallë vijnë në shprehje mediokritetet, injorantët dhe përçuesit e zbatuesit e fetëfave të „pashpallura” të qendrës lojaliste.
Mahi Nesimi

Veprimi i këtyre protagonistëve pashmangshëm e zgjeron rethin e atyre që për mungesë të njohurive personale, nevojës për mbijetesë ose të ngritjes së standardit, si dhe dëshirës për sorollatje reth strukturës lojaliste, padukshëm shëndrohet në servil. Shoqëritë në tranzicion dhe me mungesë të theksuar të shtetit juridik, siç fatkeqësisht ende është vendi jonë, janë tokë shumë e përshtatshme për parqitjen dhe dominimin e mediokriteteve dhe injorantëve. Fatkeqësia e të gjitha shoqërive në të cilat mediokriteti dhe injoranca bëhen shenja të identifikimit qëndron në shumëzimin e servilëve. Por, në shoqëritë si e jona, fatkeqësia qëndron në faktin se të tri kategoritë e përmendura dominojnë organizimin e përgjithshëm shoqëror dhe i diktojnë si regullat ashtu edhe kahjet e zhvillimit. Ato i përcaktojnë vlerat politike, profesionale, kulturore, morale, shoqërore dhe kombëtare! Kur e gjithë kjo vendoset në raportin që zakonisht është ndërmjet pushtetmbajtësve dhe lojalistëve atëherë bëhet e tepërt të thuhet se në çfarë pozite janë edhe vet mediokritetët dhe injorantët që prodhojnë servilë për vete.
Si kategori socio-psikologjike, servilizmi ka tipare të njëjta psikologjike pavarësisht nga vendi, por karakteristikat tjera dukshëm mvaren nga rethanat ekonomike dhe kulturore.

Ndër veçoritë ekonomike si shkas për vënje në rol të servilit gjithësesi paraqitet nevoja për përmirësim të gjendjes ekonomike që në shoqëritë me standard të ulët has në truall të volitshëm për zhvillim. Pra, këtë kategori të servilëve e prodhon koha dhe rethanat. Tiparet psikologjike të servilizmit kanë karakteristika më të standardizuara dhe paraqesin një pjesë të individalitetit njerëzor. Pikërisht këtu qëndron gabimi dhe lajthitja që i përcjell të gjitha strukturat udhëheqëse të shoqërisë të cilat me fillimin e zbehjes së forcës vendosëse u zvoglohet kontingjenti i servilëve për të kaluar në taborin tjetër ku duhet ta luajnë rolin e vet të përhershëm. Kështu, kategoria e servilëve mediokër dhe injorantë e ka më lehtë adoptimin në rethin e ri dhe është në përparësi kundrejt llojit të vet të pazhdërvjelltë.

Në situata të këtilla, lojalistët gjenden të befasuar me prodhimin e vet. Atëherë vjen deri te vetëdijësimi se në fakt nuk kanë punuar vetëm kundër vetes por edhe kundër bashkësisë sepse servilët me karakteristika të standardizuara më shumë janë në shërbim të pushtetmbajtësve se sa të lojalistëve. Kjo kategori e servilëve edhe mëtutje vazhdon të mbijetojë sepse realisht është në pozitë më të favorshme kundrejt mediokërve dhe injorantëve të rijë që i prodhon koha dhe i promovon struktura pasuese e lojalistëve. Ky zhvillim horizontal i shoqërisë për pasojë ka hapërimin mjaft të ngadalsuar të bashkësisë dhe frenimin e paraqitjes së elitave shoqërore mungesa e të cilave është e kobëshme për bashkësinë, posaçërisht kur bëhet fjalë për bashkësi të painstitucionalizuara.

Shoqëritë e tilla detyrimisht ndeshen me probleme të theksuara, përjetojnë fate tragjike meqë vështirë dalin nga rethi i mbullur ku padiktueshëm ngulfatet potencialin krijues me çka pavetëdijshëm frenohet zhvillimi i përgjithshëm. Kur krijohen gjendje të këtilla zakonisht kërkohen fajtorët. Natyrisht, disa janë fajtorë por të gjithë janë përgjegjës.



Publikuar: 02.03.2010 | 20:49
Lexuar: 288 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime