E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i këtij programi është nxitja e investimeve në bujqësi dhe zhvillimi i ekonomisë, përmirësimi i standardit jetësor të popullatës rurale dhe krijimi i vendeve të reja të punës. “Vendimi për shfrytëzimin e mjeteve për zhvillimin rural dhe bujqësor është e rëndësisë së veçantë, sepse lidhet me përpjekjet e qeverisë për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Maqedoni përmes subvencioneve të vazhdueshme në periudhën e kaluar.
Investim 42 milion euro nė bujqėsi, IPA fonde








Bujqit nga sot zyrtarisht do të mund të shfrytëzojnë fondet nga programi IPA 2007-2010 për zhvillimin rural. Marrëveshjen e firmosën zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumvski dhe euroambasadori Ervan Fuere.

Bëhet fjalë për një investim 42 milion eurosh, nga të cilat 31,5 milion vinë nga fondet e BE-së dhe 10,5 milion euro nga Qeveria e Maqedonisë. Qëllimi i këtij programi është nxitja e investimeve në bujqësi dhe zhvillimi i ekonomisë, përmirësimi i standardit jetësor të popullatës rurale dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
“Vendimi për shfrytëzimin e mjeteve për zhvillimin rural dhe bujqësor është e rëndësisë së veçantë, sepse lidhet me përpjekjet e qeverisë për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në Maqedoni përmes subvencioneve të vazhdueshme në periudhën e kaluar.


Puna jonë e vazhdueshme nuk përfundon këtu por përkundrazi akoma më e madh është sfida për shfrytëzimin e plotë të këtyre fondeve dhe kontributi i tyre në zhvillimin social dhe ekonomik të shtetit”, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane Vasko Naumvski.
“Programi IPARD është dizajnuar për të mbështetur investimet nga sektori privat.

Këtu përfshihet përmirësimi i infrastrukturës tregtare dhe teknologjike të ndërmarrjeve komerciale bujqësore dhe të industrisë së ushqimit, me qëllim që të rritet vlera e shtuar e produkteve bujqësore dhe për tu arritur harmonizim me standardet evropiane, në sigurinë e ushqimit dhe të ambientit jetësor.

Duke përmirësuar kështu kushtet e jetesës në vendet rurale për të rritur të ardhurat dhe krijimin e mundësive të reja për punësim”, theksoi euroambasadori Ervan Fuere.

Publikuar: 02.03.2010 | 21:46
Lexuar: 815 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime