Këshilltari i presidentit Xhavit Beqiri i tha KTV-së nëpërmjet telefonit se Sejdiu do të marrë pjesë vetëm si presidenti i Republikës së Kosovës dhe në asnjë mënyrë tjetër.
Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu nuk do të pranojë që të shkojë në konferencën rajonale BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 20 mars në Bërdo afër Kranjës, nëse Kosova ftohet të përfaqësohet nën logon UNMIK/ Kosovo.
Këshilltari i presidentit Xhavit Beqiri i tha KTV-së nëpërmjet telefonit se Sejdiu do të marrë pjesë vetëm si presidenti i Republikës së Kosovës dhe në asnjë mënyrë tjetër.
Reagimi i Presidencës vjen pas shkrimeve të sotshme të mediave serbe se Kosova në atë konferencë do të përfaqësohet nga UNMIK-u. Madje e përditshmja serbe Danas, duke u thirrur në burimet e saj në Bruksel, shkruan se presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi tashmë janë pajtuar të marrin pjesë në këtë konferencë, dhe se në dokumentet e konferencës Kosova pritet të përfaqësohet me logon UNMIK/Kosovo, ndërkaq para të pranishmeve në tryezë do të qëndrojë vetëm emri i tyre, dhe jo edhe shteti prej nga vijnë.