E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Muhamad ul Kadri me origjinë nga Pakistani, u tha gazetarëve në Londër se fetva e tij prej 600 faqesh ka për qëllim t'i sfidojë justifikimet e pretenduara fetare për aktivitete terroriste, sidomos për sulme vetëvrasëse.
Njė dijetar islamik sfidon











Një dijetar i njohur islamik sot ka lëshuar fetva, ose verdikt legal islamik, në atë që e quajti "sfidim direkt" të "ideologjisë së dhunshme" të Al Kaedës.

Muhamad ul Kadri me origjinë nga Pakistani, u tha gazetarëve në Londër se fetva e tij prej 600 faqesh ka për qëllim t'i sfidojë justifikimet e pretenduara fetare për aktivitete terroriste, sidomos për sulme vetëvrasëse.

Islami kategorikisht i dënon sulmet vetëvrasëse dhe sulmet kundër civilëve, thotë fetva, duke theksuar se veprimet e tilla "i largojnë autorët krejtësisht nga rruga e Islamit, respektivisht i bëjnë jobesimtarë".

Kadri, i cili ka themeluar Lëvizjen ndërkombëtare islamike dhe organizatën joqeveritare Minhaxh ul Kuran, po ashtu, tha se dokumenti është përgjigje ndaj shpërthimeve vetëvrasëse dhe sulmeve në rritje në Pakistan.

Publikuar: 03.03.2010 | 05:52
Lexuar: 669 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime