Institucionet financiare në mbarë botën po tentojnë të vërtetojnë sa kanë humbur në kuadër të një mashtrimi më të madh individual në histori.
Afera shpërtheu pasi që ish-shefi i bursës elektronike të Nju-Jorkut, Nasdak, Bernard Madof të premtën u akuzua për mashtrime të letrave me vlerë përmes piramidës financiare, në të cilën janë humbur 50 miliardë dollarë.
Madof ka organizuar skemë të komplikuar piramidale në të cilën në vend se paratë t'i kthejë në bursat, investitorët e huaj i ka paguar me paratë e tyre.
Një numër në rritje bankash evropiane kanë pranuar se kanë qënë të ekspozuara ndaj mashtrimit të pretenduar shumë miliard dollarësh të financierit amerikan, Bernard Madof.
Banka më e madhe në Spanjë, Santander zbuloi se një prej fondeve të investimeve mund të humbasë më shumë se tremiliard dollarë.
Në Britani, Banka Mbretërore e Skocisë, që u mor muajin e kaluar në mbrojtje nga qeveria, mund të humbasë 600 milion dollarë.
Bankat kryesore dhe institucionet financiare në Francë, Itali dhe Japoni kanë thënë se edhe ato mund të humbasin. Madof është paditur se e ka përdorur fondin e tij privat të investimeve si skemë piramidale.
Në muajin janar, banka e dytë për nga madhësia në Francë, Societe Generale, ishte në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të mashtrimit, që kushtoi bankës humbje prej më shumë se 7 miliard dollarë. /Makfaks/