Punëtorët e kompanive tw falimentuara nga shumë qytete reaguan në protestën e sotme para Qeverisë në Shkup, pasi përfaqësuesit e tyre ua transmetuan epilogun e takimit me kryeministrin Nikola Gruevski, zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevski dhe ministrat Zoran Stavreski dhe Xhelal Bajrami.
Punëtorët e kompanive tw falimentuara nga shumë qytete reaguan në protestën e sotme para Qeverisë në Shkup, pasi përfaqësuesit e tyre ua transmetuan epilogun e takimit me kryeministrin Nikola Gruevski, zëvendëskryeministrin Vladimir Peshevski dhe ministrat Zoran Stavreski dhe Xhelal Bajrami.
Kryeministri Nikolla Gruevski u takua me përfaqësuesit e grupit të personave të papunësuar nga kompanitë me kapital dominant privat të cilët protestojnë para Qeverisë.
Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, në takimin në të cilin është shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavrevski, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami dhe zëvendësministri i Ekonomisë Metodija Haxhi Vaskov, është theksuar se Qeveria në periudhën e deritanishme ka ndërmarrë dhe në vazhdimësi ndërmerr një sërë masash aktive sociale për mbështetje në afat të gjatë personat e papunë.
Në këtë kontekst janë theksuar politika për stimulim të punësimit të tyre të sërishëm nëpërmjet pagesës së kompensimit për bruto rrogë gjashtëmujore kompanisë private e cila do të angazhojë persona të këtillë, me obligim që t'i mbajë në punë të paktën 18 muaj, pastaj ndarje të granteve për vetëpunësim në vlerë prej 3.000 euro, si deh grante nëpërmjet të cilave mund të formalizohen bizneset e tyre familjare të paregjistruara, kushte më zë volitshme për shfrytëzim zë kredive për vetëpunësim, me ç'rast për këtë kategori të personave të papunë shuma e kredisë është më e madhe për 1.000 euro për dallim nga të tjerët, si dhe trajnime në llogari të shtetit për parakualifikim dhe derikualifikim.
Qeveria, thuhet, ndërmorri edhe masa tjera për këto kategori qytetarësh, siç është politika për mbrojtje nga varfëria energjetike, për çka Ligji për kohë të shpejtë do të gjindet në procedurë kuvendore dhe nëpërmjet të cilit kategorive më të rrezikuara të qytetarëve do t'u mbulohen shpenzimet për energji elektrike, ndërsa gjithashtu siguroi edhe sigurim shëndetësor për personat të cilët nuk kanë të siguruar në asnjë bazë.
Në takim është elaboruar se Qeveria në vitin 2008 miratoi ligj me të cilin është vendosur proces i pagesës së kompensimit deri në punësimin e sërishëm të rreth 4.200 personave të cilët kanë mbetur pa punë në kompani të cilët kanë qenë me kapital dominant shtetëror.
Njëherit përfaqëseusit e Qeverisë kanë shfaqur keqardhje për ironinë që "disa parti politike e keqpërdorin pozitën dhe kryejnë manipulim klasik të këtyre personave të papunë, posaçërisht për shkak të faktit që në vitin 2006 Branko Cërvenkovski, si president i atëhershëm i shtetit, ka refuzuar të nënshkruajë ligj për punëtorët e firmave të falimentuara, ndërsa sot paraqitet si kleriku kryesor për fatin e këtyre qytetarëve".
Qeveria me apel deri te partitë politike që të mos e keqpërdorin këtë kategori të qytetarëve për fitim të pikave politike