Shoferi deklaroi se Naomi u nxeh krejt papritur dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë e kishte irrituar kaq shumë atë.
Rasti në fjalë nuk është i pari për Naomin. Top modelja ka një histori të pasur me incidente për të cilat shumë herë është dënuar me shërbime në komunitet
Londër, 3 mars - Probleme për ish top modelen me ngjyrë Naomi Campbell. Modelja 39 vjecare akuzohet për dhunë të ushtruar ndaj shoferit të limuzinës, të cilin e kishte punësuar vetëm për 24 orë.
Shoferi, një 27 vjeçar ka denoncuar në polici dhunën e ushtruar nga Campbell duke u treguar si prova edhe shenjat e dhunës së pësuar prej top modeles.
Shoferi deklaroi se Naomi u nxeh krejt papritur dhe se nuk e kishte kuptuar se çfarë e kishte irrituar kaq shumë atë.
Rasti në fjalë nuk është i pari për Naomin. Top modelja ka një histori të pasur me incidente për të cilat shumë herë është dënuar me shërbime në komunitet.
Më 15 janar të vitit 2009 sulmoi ish kamerieren e saj, Gaby Gibson. Disa kohë më vonë një tjetër kameriere e saj, Ana Scolavino u bë pre e shkarkimit të nervave të Naomit, kur ish modelja e kishte goditur me aparatin telefonik pasi nuk po gjente xhinset e saj të preferuara.
Në qershor të vitit 2009 Campbell u deklarua fajtore dhe u dënua me 200 orë pune publike pasi sulmoi dhe ofendoi një punonjës të British Airways në aeroportin e Londrës.