E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ky projekt duhet t’i mbështet komunat të zbatojnë direktivën evropiane për energji në godina, që duhet të zbatohet në nivel lokal. Planifikohet ngritja e një baze të dhënash, për shpenzimin elektrik në komuna. Nga ana tjetër, kjo do të kontribuojë që komunat të aftësohen mbi efikasitetin energjetik.
Komunat nė Maqedoni do tė  kursejnė energji elektrike










Komunat në Maqedoni do të mësojnë si të kursejnë energji elektrike, falë përvojës çeke. Bëhet fjalë për përdorim efikas të energjisë, në ndërtesat publike si dhe, si të zvogëlohen shpenzimet e energjisë elektrike. Nëpërmjet kësaj, indirekt ato do të kontribuojnë në zvogëlimit edhe të ndryshimeve klimaterike.

Një gjë të tillë, parashikon projekti i sapo promovuar sot nga autoritetet, që synon aplikimin e këtyre eksperiencave, në sektorin e ndërtimit.

“Ky projekt duhet t’i mbështet komunat të zbatojnë direktivën evropiane për energji në godina, që duhet të zbatohet në nivel lokal. Planifikohet ngritja e një baze të dhënash, për shpenzimin elektrik në komuna. Nga ana tjetër, kjo do të kontribuojë që komunat të aftësohen mbi efikasitetin energjetik.

Me këtë projekt do të përfshihen të gjitha ndërtesa publike që janë nën kompetencë të komunave”, u shpreh Ilija Sazdovski, menaxher i projektit UNDP.

“Dihet se energjetika përbën 70 % të ndikimit të ndryshimeve klimaterike në vend, dhe për një afat shumë të shkurtër pasi të merren masat e nevojshme do të bëhet reduktimi i jashtëzakonshëm i konsumimit të panevojshëm të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë do të bëhemi pjesë aktivë e luftës kundër ndryshimeve klimaterike nëpërmjet përdorimin e programeve për efikasitetin energjetik nëpër objektet publike”, sqaroi Nexhati Jakupi, ministër i Ambientit jetësor.

Ky projekt do të ndihmojë që të mësohet se sa është shpenzimi i energjisë elektrike në një metër katror, prej nga do të llogaritet shpenzimi i energjisë elektrike. Nga ana tjetër projekti duhet të përgatisë një hartë gjeografike për klimën në Maqedoni që do të ndihmojë në hartimin e metodologjisë për llogaritjen më të saktë të shpenzimit të energjisë elektrike në godina. Projekti financohet nga Korporata Austriake për Zhvillim me përkrahje të UNDP-së, EVN-së dhe BNJVL-së.

Publikuar: 04.03.2010 | 03:08
Lexuar: 583 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime