E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kundërshtari i Kabashit vjen nga Estonia i cili shquhet si kick-boxier mjaft i fortë. Ai është 25-vjeçar, i gjatë 182 cm. Gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 23-lufta, ku ka shënuar, 20-fitore (8 KO), dhe 3-humbje. Andrei Manzolo është kampion Baltik dhe kampion evropian në versionin ILK (International League of Kick-boxing). Ai stërvitet në klubin Gym EAK. Trainer i tij është Rene Raudsepp.
Estonezi, sfiduesi i Besim Kabashit





Artan Vërbica

Kundërshtarin e radhës të Besim Kabashit dhe disa informacione tjera rreth luftës së ardhshme që do të zhvillohet me 20 Mars në Munih të Gjermanisë.

Kundërshtari i radhës i Besim Kabashit, kampionit botërorë në versionin WKA deri -95 kg, do të jetë estonezi, Andrei Monzolo. Në datën 20 Mars do të përqendrohemi në Munih të Gjermanisë ku do të shohim edhe një mbrojtje të titullit nga Besim Kabashi.

Kundërshtari i Kabashit vjen nga Estonia i cili shquhet si kick-boxier mjaft i fortë. Ai është 25-vjeçar, i gjatë 182 cm. Gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 23-lufta, ku ka shënuar, 20-fitore (8 KO), dhe 3-humbje. Andrei Manzolo është kampion Baltik dhe kampion evropian në versionin ILK (International League of Kick-boxing). Ai stërvitet në klubin Gym EAK. Trainer i tij është Rene Raudsepp.

Besim Kabashi gjatë vitit 2009 ka zhvilluar katër duele ku të gjitha i ka shënuar fitore. Ndër katër luftat që i ka pasur, tre herë ka mbrojtur titullin e kampionit botërorë. Ai fitoi titullin e versionit WKA në fund të vitit 2008. Besojmë që edhe kësaj radhe do t`a mbron titullin në mënyrën më të mirë.

TV i njohur gjerman sportiv DSF do të emitoj duelin katër dit më vonë me 24 Mars nga ora 22:15. TV publik i Kosovës, RTK si çdo here tjetër do t`a emitoj duelin Kabashi dhe Monzolo një apo dy javë mbas, kështu që shiquesit do të kenë mundësi të shohin luftën e Kabashit.


Publikuar: 03.03.2010 | 14:15
Lexuar: 1558 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime