E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përpos Maxhunkovit, në redaksinë e re do të marrin pjesë akademikët: Milan Gjurçinov, Ivan Katarxhiev, Alajdin Abazi dhe Vllado Matevski. Akademiku Maxhunkov paralajmëroi se redaksia brenda afatit sa më të shpejtë do të konvokojë mbledhjen dhe do të fillojë punën e saj.
Redakėsia e re pėr Enciklopedinė e re








Në mbledhjen e sotme të Akademisë Maqedonase të Shkencave u zgjodh redaksia e re, e cila do ta shkruajë enciklopedinë e parë maqedonase. Kryeredaktor i ri redaksisë është zgjedhur akademiku Mitko Maxhunkov. Ai tha se në pesë seksionet e ASHAM-it janë zgjedhur pesë akademikë.

Përpos Maxhunkovit, në redaksinë e re do të marrin pjesë akademikët: Milan Gjurçinov, Ivan Katarxhiev, Alajdin Abazi dhe Vllado Matevski. Akademiku Maxhunkov paralajmëroi se redaksia brenda afatit sa më të shpejtë do të konvokojë mbledhjen dhe do të fillojë punën e saj.

Sipas tij, para se të fillojë me enciklopedinë e re, duhet të bëhet analiza e hollësishme e materialeve të enciklopedisë së vjetër dhe të vendoset se çfarë do të bëhet me të.

Vitin e kaluar, ASHAM botoi Enciklopedinë e parë të përgjithshme të Maqedonase në dy vëllime, e cila u përcoll me reagime të bujshme në opinion për shkak të përmbajtjes së saj ofenduese ndaj shqiptarëve.

Publikuar: 04.03.2010 | 04:55
Lexuar: 88 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime