E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshjen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e nënshkruan ministri i Ekonomisë në Maqedoni Fatmir Besimi dhe minsitri bullgar i Ekonomisë dhe Energjetikës Petar Dimitrov.
Maqedonia dhe Bullgaria betohen pėr bashkpunim ekonomik

Bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është në rritje të vazhdueshme. Në dhjetë vitet e fundit janë nënshkruar mbi 50 marrëveshje për bashkëpunim. Këmbimi është rritur për mbi 15 herë dhe pritet ajo të arrijë një miliard dollarë, vlerësuan kryeministrat e të dy vendeve Nikolla Gruevski dhe Sergej Stanishev pas nënshkrimit të Marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim ekonomik.

Marrëveshjen në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e nënshkruan ministri i Ekonomisë në Maqedoni Fatmir Besimi dhe minsitri bullgar i Ekonomisë dhe Energjetikës Petar Dimitrov.

"Bashkëpunimi ekonomik është i mirë dhe është në rritje të vazhdueshme. Nga viti 1999 pas nënshkrimit të Marrëveshjes për tregti të lirë deri më tani rritje të këmbimit për mbi 15 herë. Shpresojmë se do të arrijmë këmbimin prej një miliard dollarëve", deklaroi kryeministri Gruevski.

Sipas mysafirit të tij Stanishev, 10 vitet e fundit ka zhvillim të madh në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Tregtia shkon shumë shpejtë dhe ajo mund të arrijë një miliard dollarë, theksoi kryeministri bullgar në pres-konferencën në Qeveri.

Si hap i rëndësishëm i cili do t'i jap ndikim pozitiv tregtisë, ekonomisë dhe kontakteve më të shpesha ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve, janë edhe projektet në kuadër të korridorit - 8, veçanërisht infrastruktura rrugore dhe hekurrudhore nga Bullgaria dhe nga Shqipëria. Lidhja e sotme energjetike ndërmjet dy vendeve me inaugurimin e largpërçuesit Dubrovë - Mogila e Kuqe, si pjesë e Korridorit 8, për të dy kryeministrat është element i rëndësishëm për zhvillimin e tij, dhe për nxitjen e investimeve bullgare në Maqedoni, të cilat siç theksoi Stanishev, këtë vit arrijnë vlerë 36 milionë euro.

Nga mesi i vitit 2009 do të fillojë ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore nga Korridori - 8 në pjesën drejt Bullgarisë, ndërsa më vonë edhe nga Shqipëria, theksoi kryeministri Gruevski, duke shtuar se planifikohet në vitin 2010 ndërtimi i një korridori tjetër në pjesën lindore të Maqedonisë Veles - Koçan - Dellçevë ndaj Bullgarisë, por edhe lidhja me Shqipërinë.

Stanishevi, theksoi se për përfundimin e Korridorit 8 krahas burimeve vendore, do të kërkojnë edhe burime ndërkombëtare.

Në pjesën e energjetikës kryeministri Gruevski tha se për pjesëmarrjen e mundshme të Maqedonisë në projektin "Belene" bëhen analiza dhe varësisht prej asaj është i mundshëm bashkëpunim. Ai paralajmëroi bashkëpunim më intensiv ndërmjet dy vendeve jo vetëm në pjesën e energjetikës.

Kryetari i Qeverisë së Bullgarisë paralajmëroi përforcimin e bashkëpunimit tejkufitar.

Në pres-konferencë u paralajmërua hapja e vendkalimeve kufitare ndërmjet dy vendeve, afër Berovës, si dhe në Dellçevë dhe Pehçevë.

Publikuar: 16.12.2008 | 01:23
Lexuar: 536 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime