E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga gjithsej 5.000 kandidatë, komiteti seleksionues, me të cilin kryeson mbretëresha e Jordanisë, Ranija Al Abdulla dhe është i përbërë nga liderë eminentë të mediave ndërkombëtare, këtë vit seleksionoi 197 persona të cilët me arritjet e tyre e treguan fuqinë që të marrin pjesë në ndërtimin dhe formësimin e ardhmërisë së botës.
Ministri Fatmir Besimi u zgjodh nė shoqatėn elite tė liderėve globalė pėr vitin 2010









Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi dje në zgjedhjen tradicionale të Forumit botëror ekonomik, është numëruar në shoqërinë elite të 197 liderëve të rinj më të mirë të 72 vendeve të cilët janë theksuar me arritje profesionale, aftësi të jashtëzakonshme të liderit dhe kushtueshmëri ndaj shoqërisë, kumtoi sot Ministria e Ekonomisë.

Nga gjithsej 5.000 kandidatë, komiteti seleksionues, me të cilin kryeson mbretëresha e Jordanisë, Ranija Al Abdulla dhe është i përbërë nga liderë eminentë të mediave ndërkombëtare, këtë vit seleksionoi 197 persona të cilët me arritjet e tyre e treguan fuqinë që të marrin pjesë në ndërtimin dhe formësimin e ardhmërisë së botës.

"Në zgjedhje ishin përfshirë të gjitha segmentet shoqërore (biznesi, shoqëria urbane, sipërrmarësit, politikanë dhe përfaqësues qeveritarë, artistë dhe nëpunës kulture, mendimtarë dhe përfaqësues të mediave). Kjo elitë i paraqet të gjitha rajonet: Azia Lindore (43), Azia Jugore (21), Evropa (46), Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore (14), nën Afrikën e Saharasë (17), Amerika Veriore (38) dhe Amerika Latine (18).
Fatmir Besimi

Seleksionimi i sivjetëm kishte paritet shumë më të madh seksual se asnjëherë deri më tani, me madje 38 për qind gra, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Forumi ekonomik botëror është bashkësi e vërtetë nga gjithë pjesëmarrësit në procesin e vendosjes, në të cilin liderët e rinj globalë e prezentojnë zërin e ardhmërisë dhe shpresat e gjeneratave të reja. Laramania e këtij komuniteti dhe përkushtueshmëria e saj që të krijojnë një të ardhme më të mirë përmes iniciativave të orientuara aksionare të interesit publik është shumë më e rëndësishme në kohën kur botës i është e nevojshme kjo energji që t'i zgjidhë nxitjet e pafrenueshme," deklaroi Klaus Shvab, themelues dhe kryesues ekzekutiv me Forumin ekonomik botëror.

Të shpërblyerit për vitin 2010 do të marrin pjesë në Forumin e liderëve të rinj globalë i cili për momentin përfshin 660 individë të jashtëzakonshëm, të cilët do të takohen në samitin vjetor, që do të mbahet prej 2 deri më 7 maj në Dar es Salam në Tanzani.

Publikuar: 04.03.2010 | 03:50
Lexuar: 680 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime