E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Analistëtë vlerësojnë se ndikimi mbi rritjen e vlerës së euros ka patur edhe deklarata e djeshme e ministrit gjerman të Financave Volfang Shojble i cili vendimin e qeverisë greke për masat plotësuese e quajti "moment historik".
Masat plotėsuese pėr uljen e deficitit buxhetor grek kontribuan pėr rritjen e vlerės sė euros











Masat plotësuese për uljen e deficitit buxhetor grek, që dje i publikoi Qeveria në Athinë, rezulton me rritjen e vlerës së euros në bursat botërore në krahasim me valutat konkurrente, ndërsa para së gjithash në raport me dollarin amerikan.

Paradite një euro në bursat devizoter këmbehej me 1,3696 dollarë, që në krahasim me dje paraqet rritje të vlerës së valutës së përbashkët evropiane për 1,11 për qind.

Analistëtë vlerësojnë se ndikimi mbi rritjen e vlerës së euros ka patur edhe deklarata e djeshme e ministrit gjerman të Financave Volfang Shojble i cili vendimin e qeverisë greke për masat plotësuese e quajti "moment historik".

Shojble njëkohësisht shprehu shpresë se këto masa do t'i bindin investitorët privatë që të blejnë obligacione greke.

Pas promovimit të masave të reja, ministri grek Jorgos Papandreu do ta vizitojë Gjermaninë dhe Francën me qëllim që të kërkohet përkrahje për planin e ri të Athinës. Papandreu nesër do të ketë takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa të dielën me presidentin francez Nikolla Sarkozi./mia/

Publikuar: 04.03.2010 | 04:43
Lexuar: 77 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime