Të premten, më 05.03.2010, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit Shtetëror të Tetovës, me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë të Qeverisë së Maqedonisë, në orën 11.00, në Hotelin ,,Stone Bridge, në Shkup, organizon tribunë shkencore, me temë: SHËNDETI DHE ARDHMËRIA SHKENCORE NË MJEKËSI.
NJOFTIM

Në tribunë do të marrin pjesë: Ministri i shëndetësisë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit të Prishtinës, Dekani i Fakultetit të Mjekësisë i Universitetit të Tiranës, udhëheqësit e Fakultetit të Farmacisë dhe drejtorët e klinikave në Shkup, të qendrave spitalore, të Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Dibrës, Strugës dhe Kumanovës.
Zyra për Informim - USHT.
Kontakt: e-mail: press@unite.edu.mk
044-356-500, lokal 542