E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Unë mendoj se ankesat e tyre nuk dallojnë nga kërkesat e përgjithshme, kërkojnë masa që do të kontribuojnë në zbutjen e recesionit. Kërkesat i drejtojnë Qeverisë, institucioneve lokale, ndërkombëtare për ta tejkaluar këtë gjendje”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.
Bizneset nė Ēair pėrballen me krizė ekonomike









Kriza ekonomike botërore është reflektuar edhe në komunën e Çairit ku për pasojë shumë kompani po përballen me mungesën e fondeve për zhvillimin e bizneseve të tyre. Kështu shprehet kryetari i komunës Izet Mexhiti, sipas të cilit për tejkalimin e vështirësive të tyre është kërkuar ndihmë edhe nga qeveria dhe institucionet e ndryshme ndërkombëtare.

“Unë mendoj se ankesat e tyre nuk dallojnë nga kërkesat e përgjithshme, kërkojnë masa që do të kontribuojnë në zbutjen e recesionit. Kërkesat i drejtojnë Qeverisë, institucioneve lokale, ndërkombëtare për ta tejkaluar këtë gjendje”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

Për këtë qëllim Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, USAID, nëpërmjet projektit për konkurrencë, tenton të ndihmojë kompanitë e komunës Çair, duke i intensifikuar kontaktet mes bankave dhe bizneseve në këtë komunë.

“Ne dërguam mbi 250 ftesa për kompanitë e kësaj kompanie, dhe besoj se do të kemi interesim të lartë sepse në komunat tjera kishte vërtet interes të madh sepse e dimë se kompanitë kanë nevojë për kapital të freskët”, theksoi Mirjana Makedonska, përfaqësuese e USAID-it.
Ndërkohë, Igor Nikollovski, nga Projekti për konkurrencë thotë se, interesimi i kompanive për marrjen e kredive është i lartë.

“Qëllimi i këtij projekti është informimi i kompanive të kësaj komune për mënyrën e qasjes në instrumentet të reja financiare për bizneset e tyre”, shtoi Nikollovski.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, thotë se strukturën e biznesit në këtë komunë kryesisht e përbëjnë bizneset familjare të mesme dhe të vogla.

Nevzat Mamuti

Publikuar: 04.03.2010 | 21:49
Lexuar: 443 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Mili (21/03/2010 04:52:09) Firmat qe perballohen me krizat ne Cair eshte se angazhimi i z.Mexhiti ka qenė shum i dobėt ne mandadit e dyt.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime