E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kontrolli në këtë agjenci ka konstatuar se ajo nuk ka licencë dhe vepron në mënyrë të paligjshme. Është firmosur për të mbyllur këtë agjenci, ndërsa sipas procedurës dhe ligjeve, subjekti ka mundësi për të apeluar kundër vendimit. Por ankesa e tyre është refuzuar dhe ky vendim do të jetë i plotfuqishëm”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Pas shpėrnguljeve, Besimi zotohet se do ta zhvillojė rajonin e Likovės









Pas fluksit të madh të azilkërkuesve në Belgjikë, ministri i ekonomisë Fatmir Besimi, premton intensifikimin e projekteve të ndryshme ekonomike në rajonet e prekura nga shpërnguljet masive për në Evropë. Sipas Besimit, banorët e kësaj ane nuk duhet rënë pre e manipulimeve të ndryshme lidhur me liberalizimin e vizave. Hap i parë i ndërmarrë në këtë drejtim është mbyllja e agjencisë turistike “Sky Vim” në Shkup, e cila ka punuar pa licencë.

Besimi thotë se do të mbyllen të gjitha agjencitë turistike të cilat manipulojnë me qytetarët, duke u premtuar jetë më të mirë jashtë vendit

“Kontrolli në këtë agjenci ka konstatuar se ajo nuk ka licencë dhe vepron në mënyrë të paligjshme. Është firmosur për të mbyllur këtë agjenci, ndërsa sipas procedurës dhe ligjeve, subjekti ka mundësi për të apeluar kundër vendimit. Por ankesa e tyre është refuzuar dhe ky vendim do të jetë i plotfuqishëm”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.

Besimi shprehet se këta projekte kryesisht përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës rajonale dhe lokale.
“Ne në këtë periudhe do të jemi më intensiv edhe në teren për ta parë gjendjen reale, dhe gjithashtu për të informuar opinionin për projektet të parapara për këta rajone në buxhet dhe programet trevjeçare që i bën Maqedonia.
Dua të them se këtu bëjnë pjesë projekte infrastrukturore siç janë, ndërtimi i ujësjellësave, kanalizimeve dhe rrugëve rajonale dhe lokale të cilat do të ndihmojnë rajonin”, shtoi Besimi.
Ministri i Ekonomisë, shprehet se në planin e Qeverisë është edhe riparimi i shkollave, hapja e ambulancave të reja si dhe krijimi i kushteve për fillimin e bizneseve në rajonin e Likovës dhe Kumanovës.

Nevzat Mamuti, Alsat-M

Publikuar: 04.03.2010 | 22:01
Lexuar: 410 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime