Dispozitat e ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi nuk përputhen me dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit, u theksua në tribunën e sotme "Marrëdhënia e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Marrëveshja e Ohrit", që u mbajt në Rektoratin e Universitetit shtetëror të Tetovës.
USHT Debat public Raporti i ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Marrëveshja Kornizë e Ohrit
Në USHT tribunë me temë "Marrëdhënia e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Marrëveshja e Ohrit"
Dispozitat e ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi nuk përputhen me dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit, u theksua në tribunën e sotme "Marrëdhënia e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Marrëveshja e Ohrit", që u mbajt në Rektoratin e Universitetit shtetëror të Tetovës.
Siç theksoi përfaqësuesi i organizatës joqeveritare "Hëna" nga Gostivari, Muhamed Toçi si një nga organizatorët e debatit të sotëm publik, dispozitat e ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, që janë në fazën e parë në procedurë kuvendore, nuk përputhen me dispozitat në këtë sferë të Marrëveshjes së Ohrit.
"Shumë është me rëndësi të lidhen këto dy tema dhe të thuhet se këto dispozita nuk do të përputhen. Nëse kalon kështu ligji, do të ballafaqohen me problem serioz për zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Ohrit. Tani është momenti i duhur të sinjalizohet dhe ky gabim të përmirësohet. Tani mundësitë për ndryshim janë më të vogla, sepse ka hyrë në fazë të leximit, dhe kjo duhet të ndryshohet me amandamente", tha Toçi.
Në debatin e sotëm "Marrëdhënia e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi dhe Marrëveshja e Ohrit", morën pjesë profesorë universitarë, përfaqësues të Komitetit të Helsinikit në Maqedoni dhe studentë të USHT-së.
Projekti Maqedonia pa diskriminim është përkrahur nga Zyrja e Komisionit evropian në Shkup
Dekani i fakultetit Juridik mr.sc Agim Nuhiu theksoi se në Republikën e Maqedonisë si në çdo vend tjetër E drejta ndërkombëtare gëzon një pozitë të rëndësishme në raport me të drejtën nacionale. Konventat ndërkombëtare, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut kujdes të veçantë i kushtojnë garantimit të të drejtave të njeriut dhe qytetarit pa asnjë lloj diskriminimi të bazuar në kombësinë, origjinën etnike apo sociale, racën, ngjyrën, gjuhën, fenë, opinionin politik apo çdo opinion tjetër, pasurinë, lindjen, paaftësinë dhe të ngjashme.
Projekt-ligji në fjalë është një hap konkret në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut nën frymën e akteve ndërkombëtare dhe njëkohësisht një hap konkret i përmbushjes së standardeve të anëtarësimit në BE.
Një tjetër çështje që dua të trajtojë para jush, të nderuar të pranishëm, është çështja e parashikimit të padi-detyrimit dhe padi-vërtetimit në kuadër të projekt-ligjit për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Në rastet kur pala pretendon se janë shkelur të drejtat dhe liritë e përcaktuara me ligj, ka të drejtë të parashtrojë padi me të cilën gjykata ta detyrojë subjektin tjetër me veprimet e të cilit është shkelur ajo e drejtë, që të ndërpresë cenimin në fjalë. Aktgjykimi në këtë rast përmban edhe urdhëresën që i drejtohet subjektit që e ka cenuar një të drejtë konkrete, deklaroi Agim Nuhiu
Ndërsa Arta Bilalli, profesoreshë e të drejtës së procedurës penale në tribunën e sotme u shprehë se:
Gjithherë kur shkelen të drejtat e njeriut dhe qytetarit ngjashëm sikur shkelet edhe e drejta subjektive civile, pala ka të drejtë të parashtrojë mjetin juridik me të cilën vihet në veprim procedura gjyqësore kontestuese.
Në këtë debat merrnin pjesë profesorë universitarë dhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkut Maqedoni.