E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Po ashtu veç kullës së Jasharajve dhe të Delisë, delegacioni i Komunës së Çairit i kryesuar nga kryetari Izet Mexhiti vizituan edhe kullën e Tahir Metës
Mė 11 mars zbulohet pllaka pėrkujtimore e djalit tė Ahmet Delisė
















Më 11 mars do të zbulohet pllaka përkujtimore e Mursel Delisë, djalit të legjendarit Ahmet Delia. Iniciativa që vjen nga Prekazi gjeti mbështetje në Komunën e Çairit. Përgatitjet për vendosjen e pllakës përkujtimore dhe rregullimin e varrit të Mursel Delisë ka kohë që kanë nisur, ndërsa të mërkurën një delegacion i Komunës së Çairit ishte në Prekaz ku u takua me Bacë Rifat Jasharin, vëllain e Adem Jasharit, me nipat e Ahmet Delisë.

Po ashtu veç kullës së Jasharajve dhe të Delisë, delegacioni i Komunës së Çairit i kryesuar nga kryetari Izet Mexhiti vizituan edhe kullën e Tahir Metës. Figura e njohur e Murselit, djalit të Ahmet Delisë do të nderohet pasi të rregullohet varri i tij që gjendet në xhaminë e Allaxhës afër Bit Pazarit në Shkupit.

Gjatë vizitës në Prekaz, Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti me familjarë të Ahmet Delisë si dhe me familjen e heroit legjendar Adem Jashari diskutuan për mënyrën se si do të veprohet rreth ndërtimit të shënimit të këtij monumenti historik. Mursel Ahmet Delia njihet si një prej figurave më të njohura të rezistencës serbo-sllave. Ai përveç se kishte ndihmuar babanë e tij, Ahmet Delinë, ka qenë bashkëluftëtar i Hasan Prishtinës dhe grupeve tjera shqiptare që luftonin kundër pushtuesve serbë. Ai u helmua në Shkup gjatë vitit 1931, ku edhe gjendet aktualisht varri i tij. Kryetari i Çairit, Mexhiti tha se nuk do të lejojë të harrohet një figurë kaq e ndritshme për historinë e popullit shqiptar. Pas sjelljes së Skënderbeut në hyrje të Çarshisë së Shkupit, kjo është figura e dytë historike që nderohet në këtë komunë.

Publikuar: 04.03.2010 | 11:16
Lexuar: 548 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime