E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Papa Gjon Pali i Dytë, i cili ndërroi jetë në vitin 2005 është kandidat për shpallje si shenjëtor, hapin e fundit para kanonizimit të tij nga Kisha Katolike. Para shpalljes si shenjëtor dhe marrjes së titullit "i lumturuar", sektori i Vatikanit për kanonizim të shenjëtorëve duhet të bindet se falë lutjeve të kandidatit ka ndodhur mrekulli.
Anulohet shpallja e papa Gjon Palit tė Dytė si shenjėtor










Shpallja e Papa Gjon Palit të Dytë si shenjëtor është anuluar për shkak të vendimit të Komisioni mjekësor të Vatikanit të mos e pranojë si mrekulli të supozuar, ngjarjen që deri më tani iu etikua papës së ndjerë, kumtoi sot gazeta italiane "Republika".

Papa Gjon Pali i Dytë, i cili ndërroi jetë në vitin 2005 është kandidat për shpallje si shenjëtor, hapin e fundit para kanonizimit të tij nga Kisha Katolike. Para shpalljes si shenjëtor dhe marrjes së titullit "i lumturuar", sektori i Vatikanit për kanonizim të shenjëtorëve duhet të bindet se falë lutjeve të kandidatit ka ndodhur mrekulli.

Sipas ueb sajtit, Komisioni mjekësor i Vatikanit e ka hedhur poshtë rastin me murgeshën franceze, e cila është kuruar nga sëmundja e Parkinsonit, pasi që e ka lutur papën të kërkojë ndihmë të Zotit. Komisioni vërtetoi se diagnoza për sëmundjen e Parkinsonit të murgeshës nuk ka qenë e sigurt, ndërsa edhe pacientët me forma të ndryshme të kësaj sëmundje, e cila paraqet prishje degjenerative të sistemit nervor, janë kuruar tërësisht, thekson "Republika".

Komisioni tani do të kërkojë rishqyrtim të njërës prej 271 mrekullive të mundshme, të cilat i regjistrohen papës, shton gazeta italiane.

Femijeria ..

Karol Vojtila ishte papa më i ri i shuguruar në shekullin e 20-të. Ai u rrit në fshatin Wadowice, në jug të Polonisë.

Ai ishte djali i një ushtaraku dhe u rrit në një ambjent ku mbizotëronte disiplina dhe përkushtimi.

Nëna dhe vëllai i tij vdiqën kur ai ende nuk kishte mbushur 14 vjeç.

Në moshë të re atij i pëlqente sporti, përfshirë këtu futbollin dhe skitë, kishte shumë dëshirë të luante në skenë dhe i pëlqente teatri.

Në vitin 1939 në kohën kur gjermanët pushtuan Poloninë ai ishte ende adoleshent.

Prifti i ri

Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit nazist ai punonte si punëtor krahu, dhe studjonte fshehtazi teologji.

Në vitin 1944 pas një fushate kundër studimeve fetare ai u detyrua të jetonte i fshehur.

Shumë nga shokët e tij u dërguan në kampet e përqëndrimit.

Por duke i vazhduar studimet pas luftës, ai u dorëzua prift në vitin 1946. Nga viti 1964 ai ishte arqipeshkvi i Krakovit dhe tre vjet më vonë u bë kardinal.

Gjatë këtyre viteve ai fitoi respekt për qëndrimin e tij kundër regjimit komunist.

Papa Gjon Pali i Dyte
Papa Gjon  Pali i Dytë

Karol Vojtila 58-vjeçar (që në këtë foto tregohet duke u brohoritur nga turmat pasi u zgjodh papë në vitin 1958) ishte një zgjedhje e papritur.

Ai ishte i pari joitalian që zgjidhej papë në 450 vjet dhe ishte konsideruar si person i jashtëm për këtë detyrë. Ai mori emrin Gjon Pali i Dytë.

Një prej udhëtimeve të tij të para ishte në atdheun e tij, vizita e parë nga një papë në një vend nën sundimin komunist.

Por vizita e tij u dha forcë zemrave dhe mendjeve të njerëzve dhe ndihmoi në mbjelljen e farës së revolucionit, që do të vinte dhjetë vjet më vonë.

Pas dy paraardhësish të dobët fizikisht ai konsiderohej si një njeri i veprimit.

Atentati

Gjon Pali i Dytë ka hyrë në histori si Papa që ka udhëtuar më shumë nëpër botë.

Këshilltarët e tij e kishin paralajmëruar se ndikimi i tij në rritje mund ta bënte atë objekt të ndonjë përpjekjeje për ta vrarë, por ai ruajti ritmin e aktiviteteve publike.

Më 13 maj 1981 ai u qëllua dhe u plagos rëndë nga një vrasës i paguar në sheshin e Shën Pjetrit, ndërsa doli nga makina e tij. Fotografia e tregon atë vetëm disa momente pas atentatit.

Falja

Pas një kohe të gjatë që iu desh për t'u shëruar, Papa takoi atentatorin e tij, turkun Mehmet Ali Agcha, dhe e fali.

Në maj të vitit 2000, me rastin e përvjetorit të atentatit, Vatikani bëri të ditur se në vitin 1917 tre fëmijë barinj në Portugali kishin parë një vizion profetik të përpjekjes për vrasjen e Papës.

Ky ishte i ashtuquajturi sekreti i tretë i Fatmës, që ishte mbajtur i fshehtë për dekada, dhe u publikua për të përkuar me vizitën e Papës në vendin e shenjtë të Fatmës. Ai besonte se Fatma e virgjër i kishte shpëtuar jetën.

Udhetimet ne bote

Masat e sigurimit përreth Papës ishin gjithnjë të forta pas atentatit për ta vrarë, në vitin 1981.

Udhëtimet e tij të rregullta jashtë vendit, i dhanë botës një shprehje të re: "i lëvizshëm si Papa".

Makinat me xhama kundër plumbit, ku Papa Gjon Pali i Dytë mund të qëndronte në këmbë dhe të përshëndeste njerëzit, u bënë një pamje e njohur.

Në këtë fotografi ai është nxjerrë gjatë një udhëtimi në Republikën Çeke.

Caste historike

Papa përjetoi shumë ndryshime politike në të gjithë botën, përfshirë edhe rënien e komunizmit në Evropën lindore dhe fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Në shtator të vitit 1995 ai vizitoi Afrikën e Jugut dhe në këtë fotografi ka dalë në Johanesburg me presidentin e parë zezak të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

I semure
Papa Gjon  Pali i Dytë

Në vitet e mëvonëshme, Papa Gjon Pali i Dytë vuajti nga sëmundja e artritit dhe e Parkinsonit.

Në prill të vitit 1994, ai bëri një operacion për zëvendësimin e njerit prej çapokëve dhe gjatë një vizite në Francë në vitin 1996 atij i ra të fikët.

Por Papa i vazhdoi udhëtimet nëpër botë.

Në Janar të vitit 1998 Papa vizitoi Kubën dhe u përshëndet nga Presidenti Fidel Kastro, udhëheqësi komunist i një vendi me traditë katolike.

Udhetimet me karakter fetar

Në vitet e mëvonëshme, Papa Gjon Pali i Dytë vuajti nga sëmundja e artritit dhe e Parkinsonit.

Në prill të vitit 1994, ai bëri një operacion për zëvendësimin e njerit prej çapokëve dhe gjatë një vizite në Francë në vitin 1996 atij i ra të fikët.

Por Papa i vazhdoi udhëtimet nëpër botë.

Në Janar të vitit 1998 Papa vizitoi Kubën dhe u përshëndet nga Presidenti Fidel Kastro, udhëheqësi komunist i një vendi me traditë katolike.

Viti i Jubileut

Papa Gjon Pali i Dytë i caktoi vetes një program të ngjeshur për vitin 2000, por ishte i vendosur t'i udhëhiqte festimet për 'vitin jubile' të katolicizmit.

Momenti kulminant arriti me mesazhin tradicional me rastin e Pashkëve, të cilin ai e mbajti në një ceremoni solemne të zhvilluar në sheshin e Shën Pjetrit në muajin prill.

Muajin në vazhdim ai festoi 80 vjetorin e lindjes.

Megjithëse nuk ishte mirë me shëndet, ai dukej se kishte një energji të brendëshme që e bënte atë të vendosur për të vazhduar punën.

Publikuar: 04.03.2010 | 13:14
Lexuar: 324 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime