Drejtoria e Agjencisë pët investime të huaja , duke folur për rezultatet e deritanishme të promovuesve ekonomikë, theksoi se disa nga kopmanitë me të cilat Maqedonia ka nënshkruar memorandum për mirëkuptim janë rezultat i pikërisht punës së promovuesve.
Përfaqësuesit e më shumë se njëqind kompanive deri tani e kanë vizituar Maqedoninë me qëllim që të njihen me mundësitë për investim si rezultat i kontakteve që i kanë realizuar me to promovuesit ekonomikë jashtë shtetit, deklaroi drejtori i Agjencisë së Investimeve të Huaja, Viktor Mizo para takimit të sotëm me promovuesit dhe ambasadorët e shteteve të huaja ku Maqedonia ka dërguar përfaqësuesit për promovimin e mundësive për investimet.
Qëllimi i takimit është që të analizohen rezultatet e deritanishme dhe të konfirmohen drejtimet e ardhshme në aktivitetet e promovuesve ekonomikë duke pasur parasysh pasojat e krizës ekonomike botërore. Mizo paralajmëroi se vitin e ardhshëm Maqedonia do të dërgojë edhe pesë promovues jashtë vendit, Promovuesit e rinj, në Spanjë në Kanada, në Turqi, në Katar dhe në SHBA do të inkuadrohen në ekipin prej 18 promovuesve që momentalisht punojnë në tërheqjen e investimeve dhe promovimeve të Maqedonisë në 17 vende.
Drejtoria e Agjencisë pët investime të huaja , duke folur për rezultatet e deritanishme të promovuesve ekonomikë, theksoi se disa nga kopmanitë me të cilat Maqedonia ka nënshkruar memorandum për mirëkuptim janë rezultat i pikërisht punës së promovuesve. Sipas Mizos asnjë komopani nga nënkshkruesit e memorandumeve deri tani nuk ka hequr dorë nga ajo që është kontraktuar.
Analiza e Agjencive për investime të huaja dhe informacione kthyese nga promovuesit ekonomikë tregojnë se në kushtet e krizës ekonomike botërore disa nga kompanitë aspak nuk i kushtojnë kohë prezantimit të investimeve me shtetet e tjera, por edhe se ekzistojnë të tilla që i shohin si prespektiva.
Drejtori i projektit britanik për përkrahjen e agjencisë për investime të huaja Dejvis Benks thotë se ësht fakt që kriza ekonomike botërore do të ndikojë në uljen e investimeve të huaja. Sipas tij duhet të vazhdohen aktivitetet për promovimin e mundësive për investimin që së bashku me shumë faktorë të tjerë do të sjellin rezultate.