E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një ceremoni solemne, e cila u mbajt në ambientet e Galerisë së Arteve të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës bëri ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe të çmimeve letrare vjetore
Çmim për vepër jetësore Nazmi Rrahmanit









Në një ceremoni solemne, e cila u mbajt në ambientet e Galerisë së Arteve të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës bëri ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe të çmimeve letrare vjetore.

Juria profesionale sivjet me Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli” ka nderuar shkrimtarin Nazmi Rrahmani, me Çmimin për librin më të mirë të vitit 2009 Gëzim Aliun për romanin “Në klubin e të shëmtuarve”, poeti Ag Apolloni u nderua me Çmimin letrar për librin më të mirë të vitit për poezi për veprën “Zomb”, eseisti Ibrahim Berisha me Çmimin letrar për librin më të mirë të vitit 2009 për kritikë, eseistikë për veprën “Konvergjenca intelektuale” dhe përkthyesi Bekim Bejta, me Çmimin letrar për librin më të mirë të vitit të shkuar për përkthimin e veprës “Raga – afrim i kontinentit të padukshëm” nga Jean-Marie Gustave le Clezio.

Ministri Valton Beqiri tha se organizimi i kësaj ceremonie është edhe një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit institucional të MKRS-së për mbështetjen, stimulimin dhe promovimin e vlerave të letërsisë sonë kombëtare. Në këtë kontekst, shtoi ai, sivjet MKRS e ka zgjeruar gamën e çmimeve letrare, disa nga të cilat jepen për herë të parë. Ai përgëzoi laureatët e çmimeve letrare për vitin 2009, duke theksuar se MKRS do të vazhdojë ta mbështesë krijimtarinë letrare jo vetëm përmes këtyre çmimeve, por edhe përmes botimit dhe promovimit të saj.
Në emër të laureatëve të shpërblyer u falënderua Nazmi Rrahmani.
Në ceremoni solemne u tha se MKRS ka vendosur që mjetet materiale të çmimit të refuzuar nga shkrimtari Rexhep Hoxha t’i destinojë për botimin e letërsisë për fëmijë.

Publikuar: 05.03.2010 | 16:28
Lexuar: 3023 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime