E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kili publikoi zi treditore, duke filluar nga e diela në kujtim të viktimave në tërmetin dhe valët e cunamit që e përfshinë vendin më 27 shkurt, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kilit Patrisio Rosende.
Kili publikoi tre ditė zi pėr viktimat nga tėrmeti







Kili publikoi zi treditore, duke filluar nga e diela në kujtim të viktimave në tërmetin dhe valët e cunamit që e përfshinë vendin më 27 shkurt, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kilit Patrisio Rosende.

Presidentja e Kilit Mishell Beçelet vendosi që flamuri kombëtar të vendoset në pragun e secilës shtëpi në shenjë të solidaritetit me familjet e viktimave, shtoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Ai gjithashtu publikoi një listë prej 279 viktimave të identifikuara të katastrofës natyrore.

Numri paraprak i publikuar zyrtar i viktimave ishte 802 persona. Një burim qeveritar deklaroi se në të dhënat paraprake ishin përfshirë njerëzit, fati i të cilëve nuk dihej nga autoritetet lokale.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kili, në ftesë të Qeverisë së Kilit.

Ban do ta vizitojë qytetin Konsepsion, në jug të kryeqytetit Santiago, i cili ishte goditur më rëndë nga tërmeti me intensitet prej 8,8 ballë sipas shkallës së Rihterit më 27 shkurt.

Ai do të takohet me presidenten Baçelet dhe me presidentin e posazgjedhur Sebastijan Pinera, i fillon funskionin më 11 mars.

Publikuar: 05.03.2010 | 18:48
Lexuar: 251 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime