Call qendra do të punojë 24 orë shtatë ditë në javë,ndërsa orari i punës i shtatë operatorëve të cilët shërbejnë do të jetë çdo ditë nga ora 9 deri në orën 20 përveç të dielës.
Promovohet Qendra kombëtare për thirrje e DAP-it
Një vit pas hapjes së Qendrës për kontakt, Drejtoria për të hyra publike sot e promovoi Qendrën kombëtare për thirrje përmes së cilës detyruesit e tatimeve në linjën telefonike pa pagesë 0800 33 000 mund të marrin përgjigje për pyetjet e përgjithshme lidhur me tatimet dhe me tatizimin.
Call qendra do të punojë 24 orë shtatë ditë në javë,ndërsa orari i punës i shtatë operatorëve të cilët shërbejnë do të jetë çdo ditë nga ora 9 deri në orën 20 përveç të dielës. Në periudhën kur operatorët nuk punojnë do të kyçet sekretaresha zanore automatike dhe në kutinë postare do të incizohen pyetjet e detyruesve të tatimeve. Për shkak sigurimit dhe kontrollit të kualitetit të shërbimit të gjitha thirrjet nga numri pa pagesë do të incizohen.
Në kuadër të Qendrës për thirrje do të vazhdojë të funksionojë edhe linja ekzistuese 198 në të cilën qytetarët mund t'i paraqesin parregullsitë.
Siç theksoi Muhedin Avdiq, udhëheqës i Sektorit për shërbime të detyruesve të tatimeve për tatime në Drejtorinë e përgjithshme të DAP, në konferencën e sotme për shtyp, Qendra përveç thirrjeve hyrëse do të ketë edhe thirrje dalëse përmes së cilave Drejtoria do t'u bëjë thirrje dhe përkujtojë detyruesit e tatimeve se kanë borxh të pashlyer apo obligim të dorëzojnë paraqitje të tatimit.
"Qendra për thirrje nuk do t'i zgjedh kërkesat lidhur me rastet specifike dhe të izoluara. Ata edhe më tej do të zgjidhen në procedurat përkatëse të cilat i ka paraparë ligji për të cilat ekziston mundësia për ankesë. Nëse detyruesi i tatimeve nuk është i kënaqur nga ankesa do të mund të ngrisë procedurë edhe në Gjykatën Administrative", tha Avdiq.
Ai pret linja e re të kontribuojë për përmirësimin e besimit të detyruesve të tatimit ndaj Drejtorisë, si dhe për zmadhimin e pagesës së tatimeve. Gjatë kohës, siç tha është paraparë zhvillim i Call qendrës dhe vendosjen e përmbajtjeve të reja, si dhe zmadhimi i numrit të të punësuarve varësisht nevojave të detyruesve tatimore.
Deri në ditën e djeshme deri në Drejtorinë e të ardhurave publike janë dorëzuar rreth 40.000 fletëparaqitje tatimore në vit.