E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rreth 1.200 karabinierë me mbështetjen e helikopterëve filluan aksion për arrestimin e anëtarëve të maifias siciliane, në të cilën tash për tash janë arrestuar mbi 90 njerëz. Operacioni akoma është në zhvillim.
Karabinierėt nė sulm kundėr mafias siciliane
Aksion i karabinierëve italian kundër mafias siciliane, 90 persona të arrestuar

Rreth 1.200 karabinierë me mbështetjen e helikopterëve filluan aksion për arrestimin e anëtarëve të maifias siciliane, në të cilën tash për tash janë arrestuar mbi 90 njerëz. Operacioni akoma është në zhvillim.

Qëllimi i aksionit është arrestimi i liderëve të klaneve dhe pjesëtarëve të familjeve mafioze në pjesën e Palermos të Sicilisë dhe Toskanës, në Italinë qendrore.

Liderët e klaneve janë të dyshuar se kanë dashur ta ripërtrijnë "Koza nostra", gjegjësisht të formojnë udhëheqësi e cila do ta zbatojë strategjinë e rrjetit mafioz, i cili është e shkatërruar pas arrestimit të liderit të saj të njohur Bernard Provencano në vitin 2006.

Në kumtesën e shërbimit të karabinierëve theksohet se pas atij plani qëndron Mateo Mesina Denaro. Ai është një nga liderët e mafias të cilët luftojnë për kontrollin mbi mafian siciliane.

Publikuar: 16.12.2008 | 15:02
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime