"Institucionet shëndetësore publike do të vazhdojnë të funksionojnë në shërbim të pacientëve, vetëm do të korrigjohen defektet dhe pasojat e ndërtimit 12-vjeçar të sisetmit dhe neglizhencës së sistemit", tha Osmani.
Të ngritet aksion për masa urgjente të domosdoshme të jashtëzakonshme në kuptim të kontrollit të përforcuar të mbrojtjes shëndetësore në maternitetet, respektimin e ashpër të protokolleve për punë dhe avancimin e kushteve për to, vendosi ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani.
Ai sot deklaroi se ka emëruar koordinator kombëtar dhe zëvendës të tij, të cilët do ta koordinojnë gjithë aksionin dhe do të kenë mandat që në mënyrë parandaluese t'i mbyllin të gjitha maternitetet, për të cilat ata do të vlerësojnë se nuk i plotësojnë kushtet e larta për mbrojtje cilësore shëndetësore.
"Dje i ftova në mbledhje të gjithë shefat e sektoreve gjinekologjike-akusherike në spitale dhe shtëpitë shëndetësore në vend, si dhe me ekipet drejtuese dhe profesorët nga Klinikat për gjinekologji dhe akusheri në Shkup dhe Spitalin special për gjinekologji-Çair, me të cilët i shqyrtuam detalisht të gjitha informacionet e ndërlidhura me gjendjet në maternitetet në vend dhe shkaqet e mundshme për paraqitjen e rasteve të fundit të vdekjes. Kemi parë se një pjesë e madhe e materniteteve janë në gjendje të mirë dhe ky ishte edhe vlerësimi i Komitetit për amësi të sigurt, të cilin e kam formuar në korrik të vitit 2009", theksoi Osmani.
Ai tha se duhet të mbetet mirëbesimi në sistem dhe në institucionet publike shëndetësore dhe atje ku do të ketë mosrespektim të procedurave dhe protokolleve do të ndërmerren sanksione më të ashpra.
"Institucionet shëndetësore publike do të vazhdojnë të funksionojnë në shërbim të pacientëve, vetëm do të korrigjohen defektet dhe pasojat e ndërtimit 12-vjeçar të sisetmit dhe neglizhencës së sistemit", tha Osmani.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë çka do të ndodh me pacientët nëse mbyllen 50, 60, deri 70 për qind e materniteteve, theksoi se do të ofrohen zgjidhje alternative. Ai prëmendi se edhe pse Ministria e Shëndetësisë në mënyrë të vazhdueshme kryen mbikëqyrje profesioniste mbi punën në institucionet publike shëndetësore, megjithatë e pranon nismën e Odës ekonomike dhe ato të kyçen në mbikëqyrje, i cili është ndërprerë para 15 vjetëve.
Osmani tha se sot do të dërgojë letër zyrtare deri te Oda ekonomike dhe pret të hënën të merr listë të ekspertëve, të cilët do të inkuadrhen në komisionet për mbikëqyrje profesionale, do të bëjnë skenim të hollësishëm jo vetëm në materinitete, por edhe në të gjitha institucionet publike shëndetësore dhe do të japin propozim masa për avancimin e kushteve në to.
"Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve profesionistë, asociacione dhe oda në 10 ditët e ardhhshme me shkrim deri në Ministrisë t'i parashtrojnë të gjitha sugjerimet dhe propozimet, që i kanë në lidhje me përparimin e sistemit shëndetësor. Kjo do të jetë e kyçur në punën e Komitetit për avancimin e sistemit shëndetësor, i cili për dhjetë ditë do të dalë me propozim vendime", theksoi Osmani.
Ai tha se të hënën përfundon procedura për zgjedhje të kryerësit të rikonstruklsionit dhe renovimit të grupit të parë të spitaleve. Më 8 mars hapet tenderi për Spital të përgjithshëm Prilep, Shtëpi shëndetësore Prilep dhe Spital të përgjithshëm Veles. Më 9 mars hapet tenderi i dytë për spital gjinekologjik Çair - Shkup dhe tre poliklinikat "Bukuresht", "Jane Sandanski" dhe "Idadija". Më 10 mars hapet tenderi për Spital të përgjithshëm Manastir, më 11 mars për Spital të përgjithshëm Ohër, ndërsa më 12 mars për Spital sepcial "Negorc" - Gjevgjeli dhe për Spital të përgjithëm Strumicë.
Osmani theksoi se dje është shpallur raundi i dytë i tenderëve për zgjedhje të kryerësir për rikonstruksion të spitaleve. Bëhet fjalë për tendere për punë ndërtimore dhe ndërtimore-zejtare në Spitalin special Janenov-Veles, për punë ndërtimore dhe punë ndërtimore zejtare Spital klinik Tetovë dhe Spiatl i përgjithshëm Gostivar, për spitale të përgjithshme Kumanovë, Kriva Pallanjë dhe Kratovë, për Spitalin psikiatrik Bardovcë-Shkup, ndërsa më 26 prill hapet ai për ndërtesë të re të Institutit për sëmundje të mushkërive të fëmijëve Kozle si dhe për rikonstruksionin e ndërtesës së Internet klinikave.
"Dua t'u falenderohem të gjithëve, duke përfshirë edhe disa ish-drejtorë të Fondit për shldnetësi, funksionarë dhe ministra, të cilët e shfrytëzuan momentin të japin vlerësim të tyre në shëndetësi. Do të dojë t'i përkujtoja se kanë harruar ta përkujtojnë opinionin e njejtë kur pa funksionarë përgjegjës në shëndetësi nuk bënë asgjë në cilëndo qoftë instituion publik. Ju bëj thirrje si koleg dhe disa prej tyre si anëtarë në Odën mjekësore në mënyrë aktive të kyçen në ndryshimet qenësore në shëndetësi, të cilat bëhen në momentin. Shëndetësia nuk është e Bujar Osmanit, por e të gjithëve dhe çdokush në pjesën e vet duhet ta ndërmerr përgjejgësinë", shtoi ministri i Shëndetësisë.