E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fluksin e këtyre goditjeve morbide, të mbrohesh duket si një përpjekje mpakëse, nga se në kohën kur tashmë jehona e zymtë e dezinformatave është lëshuar si “sihariq i rremë” për të ushqyer kureshtjet e improvizuara, drejtësia dhe e vërteta duket se bëjnë gjumin e radhës. Të jesh në këtë lëkurë nuk është e lehtë, sepse e vërteta ec shumë më ngadalë se shpifja.
Uragani dashakeq pėrballė virtytit dhe ndershmėrisė










Rexhep Aliu

Duket si një ligjësi fatale, por zakonisht goditjet ndodhen aty ku ndershmëria, profesionalizmi dhe suksesi fitojnë një emër. Këto goditje mund të duken spontane, të motivuara nga profesionalizmi, por në fakt, prapa kësaj ka të ngjarë të qëndrojë një sulm i menduar, prapavija e të cilit duket e zymtë dhe dashakeqe. Pikërisht, këto goditje kohëve të fundit po i përjeton kompania “Ecolog” dhe familja Destani, e cila në gjithë këtë mjegull të krijuar mbetet si një “thes boksierësh”, në të cilin provojnë fuqinë e vet ata që vërbohen nga suksesi i të tjerëve. Është një fluks shpifjesh të lëshuara për të turbulluar dhe për të krijuar hamendësime. Është një orkestrim dashakeq që provon të godas dhe të asgjësojë dhe që jehonën e dezinformatava kërkon ta shpërndajë sa më shumë, pa mbajtur llogari për viktimën. Logjika duket e thjeshtë, sa më madhështore të jetë “pema”, aq më të dëgjuara do të jenë kërcitjet e “sëpatës”, që pa pikë mëshirë kërkon ta plandos për toke.

Kjo ligjësi fatale duket se vlen për një pjesë të madhe të bizneseve të suksesshme në Maqedoni. Formula është e njohur, në vend që të mbrohen këto biznese duhet të goditen. Arsyet vetëm një Zot mund t’i di, sepse realisht çdo gjë e bërë nga kjo kompani dhe kjo familje ka prapa vetës dinjitetin dhe fisnikërinë.

Ndërshmëria dhe dinjiteti në biznes nuk është çështje fallesh të lexuara nga njerëz të përçartur, por është kultivim i pandërprerë i sensit njerëzor, i sakrificës dhe i përkuljes ndaj punës dhe vlerave njerëzore.

Në fluksin e këtyre goditjeve morbide, të mbrohesh duket si një përpjekje mpakëse, nga se në kohën kur tashmë jehona e zymtë e dezinformatave është lëshuar si “sihariq i rremë” për të ushqyer kureshtjet e improvizuara, drejtësia dhe e vërteta duket se bëjnë gjumin e radhës. Të jesh në këtë lëkurë nuk është e lehtë, sepse e vërteta ec shumë më ngadalë se shpifja.

Por, si zakonisht sovrani kohë të sprovon, por nganjëherë me aktorë prapa të cilëve penjtë i lëviz smira dhe “ekskluziviteti” i lajmit të shpifur, i “autopsisë” mizore që kërkon të kënaq egot e atyre që kërkojnë dukje dhe tollovi. Dhe në kësi rastesh nuk të mbetet asgjë tjetër, por vetëm të besosh në ato gjëra që i ke mikluar gjatë tërë jetës, në sensin e drejtësisë dhe të ndershmërisë, në qiellin e kaltër të shpirtit tënd që ka njohur me qindra përgjrime ndaj njerëzve, që ka mikluar mijëra fate me avullin e ngrohtë të dashurisë njerëzore.

Nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të mbështetesh në vlerat njerëzore dhe familjare dhe në forcën e kulluar të fakteve kryeneçe që vërtetojnë angazhimin tënd korrekt profesional dhe njerëzor.

Në këtë frekuenca të dinjitetshme lëviz kompania “Ecolog” dhe familja Destani, që gjithmonë ka njohur përkuljen ndaj vlerave njerëzor dhe ndaj fatit të tyre. E gjithë kjo duket si një betejë e kurdisur me makinacionet më të sofistikuara për t’i bërë kurth të improvizuar kësaj biografie jetësore, që mund të dëshmohet me mijëra vepra konkrete.

Është pikërisht kjo kompani dhe kjo familje që ka kthjelluar qiellin e zymtë për mijëra familja në Maqedoni dhe më gjerë, të cilët aty kanë gjetur korrektësinë e punëdhënësit dhe perspektivën e tyre dhe të familjeve. Është pikërisht kjo kompani që ka punësuar gjatë kohë njerëz nga të gjitha etnikumet në Maqedoni pa asnjë dallim. Dhe, si zakonisht, në vend që të gjejë mirënjohjen, kjo kompani gjen fushatën kundër saj, të padrejtë dhe të sofistikuar, me decibela të mjafueshëm për të bërë zhurmë.

Në kohën e krizës globale financiare, kur ekonomitë kanë shënuar rënie të tmerrshme, kur depresioni ekonomik ka kapluar njerëzit me fuqi shkatërruse, pikërisht në këtë kompani, që jep për këtë shtet, kanë gjetur folenë e shpresës qindra njerëz. Aty njerëzit kanë gjetur shpëtimin për jetët e tyre dhe mirëqenien për familjet e veta. Kur dyert e hekurta të krizës kanë mbyllur në dëshpërim shumë familje, është dora e zgjatur e biznesit të suksesshëm të kësaj kompanie që është shtrirë ndaj kategorive të ndryshme të njerëzve dhe etniteteve. Kjo është dora e perspektivës e korrektësisë dhe qëndrueshmërisë në punë, që hap horizontin e zymtë për njerëzit.

Në gjithë këtë horizontë angazhimesh korrekte dhe profesionale, asnjëherë dhe askush nuk ka dëgjuar mburje, por ka parë modestinë e pafund të njeriut, që ndaj fateve të nëpërkëmbura është sjell me dashurinë më të thellë njerëzore, me përgjegjësi dhe përkushtim të përvujtur.

Një dobi e gjerë shoqërore shtrihet në grafikonin e suksesit të kësaj kompanie dhe kësaj familje. Pa bujë dukjesh dhe pa kërkuar kundëshpërblim në formë lavdesh. Gjithë ky angazhim mbetet vëtëm si vokacion jetësor, një mision i heshtur që prek aty ku pulson dhimbshëm jeta dhe aty ku kreativiteti njerëzor kërkon hapësirë për t’u realizuar. Qindra përkrahje të nismave kulturore, sportive dhe arsimore e kundërshtojnë heshturazi fushatën e projektuar dhe dashakeqe. Kjo fushatë e shpifur është një lloj ataku ndaj këtij angazhimi, ndaj këtij virtyti profesional dhe njerëzor.

Ata që posedojnë këto kualitete dhe që i përkulën modestisë së vet dhe fatit njerëzor, fatkeqësisht, vendosen në situata të motivuara nga mjegulla e dukjes dhe e zhurmës. Por forca e besimit në drejtësi dhe e mbështetur në një biografi humane nuk mund të gjunjëzohet, sepse në esencë të saj gjithçka është e kulluar, e pastërt si ëndrra e njerëzve nevojtarë.

Përballë këtij uragani dashakaq qëndron virtyti dhe ndershmëria e një malësori, që ka provuar goditjet e fatit dhe që ka ditur të ngre një kompani moderne me të gjitha standardet.

Autori është themelues i Revistës Ekonomike “ Valuta”




Publikuar: 05.03.2010 | 22:59
Lexuar: 777 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime