E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përvjetori i Mësonjëtores sonë të Parë, përvjetori i një dite të tillë të shënuar simbolizon rilindjen e madhe te shqiptarëve, luftën e tyre për identitet kombëtar, për liri dhe progres.
123 vjet nga hapja e mėsonjtores sė parė shqipe










Dita e Mësuesit - 7 Marsi, po shënohet me manifestime të shumta në mbarë hapësirat shqiptare, si edhe në Maqedoni.

Për ta shënuar 123 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, shumica e shkollave kanë përgatitur program të pasur artistik me recitale kushtuar pishtarëve të parë të arsimit.

Gjatë ditës së sotme janë paraparë të zhvillohen edhe një sërë manifestimesh të tjera në shkollat shqipe.

Mijëra mësues të arsimit parauniversitar festojnë sot festën e tyre në 123 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe, më 7 mars 1887 në Korçë.

Përvjetori i Mësonjëtores sonë të Parë, përvjetori i një dite të tillë të shënuar simbolizon rilindjen e madhe te shqiptarëve, luftën e tyre për identitet kombëtar, për liri dhe progres. Falë dashurisë dhe sakrificave të rilindasve tanë të shquar arsimi i rezistoi presioneve dhe i dha frutet e veta, një Shqipëri e pavarur, që iu bashkua rrjedhës së kombeve të tjera europiane, në rrugën e pavarësisë dhe zhvillimit.

Përpjekjet e përbashkëta nga atdhetarët shqiptarë të Korçës, Bukureshtit e Stambollit për çeljen e një shkolle të rregullt shqipe u intensifikuan në vitet e fundit të shekullit të XIX-të.

Ndër intelektualët tanë të njohur në atë kohë përmendim: Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Thimi Marko, Naim e Saim Frashëri, Pashko Vasa, Hasan Tahsini e të tjerë.

Drejtuesit e Komitetit Shqiptar të Stambollit u kujdesën në atë kohë edhe për hartimin dhe miratimin e një alfabeti të përbashkët për të gjithë bashkëatdhetarët.

Me këtë alfabet ata botuan librin e parë "Alfabetarja e Gjuhës Shqipe". Ndërsa në Korçë, nën drejtimin e Komitetit Kombëtar, ishin marrë të gjitha masat nga atdhetarët vendas për çeljen e shkollës së parë shqipe.

Kështu, më 7 mars 1887, u çel shkolla në gjuhën amtare, e cila kishte fillimisht mbi 35 nxënës.

Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e parë e Korçës dallohej për fizionominë e saj kombëtare, laike dhe demokratike. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, nuk kishte përmbajtje fetare dhe në të mësonin djem e vajza pa asnjë dallim. Në fillim kjo shkollë kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh arriti në 60 dhe në vitin e dytë të saj numëronte 300 nxënës.

Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmenden atdhetarët e njohur Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja, etj.

Falë punës së palodhur të armatës së madhe të mësuesve që shërbeu në vite, shpirtit arsimdashës të shqiptarëve, sot kemi një arsim të konsoliduar. Arsimi fillor, 9-vjeçar dhe i mesëm janë shtrirë në gjithë vendin. Arsimi i lartë, përveç Tiranës, po ecën dhe forcohet çdo ditë sot edhe në Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Vlorë e Durrës.

Publikuar: 06.03.2010 | 21:04
Lexuar: 285 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
gresa (27/03/2010 00:22:32) shkolla e pare shpqipe u hap me 7 mars 1889 ishte dite e veqant per gdo njeri por ne femijet nuk ishim gjallae ishim te vdekur ne barkarat e mamajave tona

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime