Studimi i shkencëtarëve nga Suedia, i publikuar në revistën Asociacioni Mjekësor amerikan tregoi se aspirina ishte e efektshme vetëm tek personat që kishin përjetuar sulm në zemër apo tru.
Në studim kanë marrë pjesë të paktën 30 000 persona të moshës midis 50 dhe 75 vjet, të cilët nuk ishin të diagnostifikuar me sëmundje të zemrës
Personat e shëndetshëm nuk duhet të marrin çdo ditë aspirinë për të parandaluar sulmet në zemër apo tru, pasi që me këtë mund ti shkaktojnë vetes më shumë dëme se sa dobi, paralajmërojnë shkencëtarët.
Miliona njerëz në gjithë botën marrin aspirinë çdo ditë për të zvogëluar rrezikun nga sulmi në tru apo zemër, por shkencëtarët kanë zbuluar se këto tableta rrisin rrezikun nga gjakderdhja e brendshme.
Aspirina për një kohë të gjatë është konsideruar si një tabletë çudibërëse, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e shumë sëmundjeve, siç janë disa lloje të kancereve dhe për mbrojtjen nga sulmi në zemër e tru.
Studimi i shkencëtarëve nga Suedia, i publikuar në revistën Asociacioni Mjekësor amerikan tregoi se aspirina ishte e efektshme vetëm tek personat që kishin përjetuar sulm në zemër apo tru.
Në studim kanë marrë pjesë të paktën 30 000 persona të moshës midis 50 dhe 75 vjet, të cilët nuk ishin të diagnostifikuar me sëmundje të zemrës.
Pas studimit të kryer, shkencëtarët përfunduan se personat e shëndetshëm, të cilët marrin çdo ditë aspirinë, mund vetëm të rrisin rrezikun nga gjakderdhja e brendshme.