Fëmija i shtetasit të huaj që lindet dhe vazhdon të banojë në Greqi, nga prindër që banojnë ligjërisht në vend, për të paktën pesë vjet, merr me lindjen e saj nënshtetësinë greke, përderisa prindërit parashtrojnë deklaratë të përbashkët dhe kërkesë për regjistrimin e fëmijës në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë së vendbanimit, më e vona tre vjet që nga lindja.
Mundësia e marrjes së nënshtetësisë greke nga fëmijtë e shtetasve të huaj që u lindën apo ndjekin shkollën në Greqi
Pas nenit 1 të Kodit të Nënshtetësisë Greke shtohet neni 1A, si më poshtë:
I. Fëmija i shtetasit të huaj që lindet dhe vazhdon të banojë në Greqi, nga prindër që banojnë ligjërisht në vend, për të paktën pesë vjet, merr me lindjen e saj nënshtetësinë greke, përderisa prindërit parashtrojnë deklaratë të përbashkët dhe kërkesë për regjistrimin e fëmijës në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë së vendbanimit, më e vona tre vjet që nga lindja. Nëse fëmija është lindur para përmbushjes së afatit pesëvjeçar të qëndrimit të ligjshëm të dy prindërve, deklarata e mësipërme dhe kërkesa e regjistrimit paraqitet me mbushjen e periudhës pesëvjeçare të qëndrimit të ligjshëm në Greqi, ndërsa fëmija e merr nënshtetësinë nga momenti i parashtrimit të deklaratës.
2. Fëmijë e shtetasit të huaj që ka ndjekur të paktën gjashtë klasat e para të arsimit të detyrueshëm në shkollë greke në Greqi dhe ka banim të përhershëm në vend, e merr nënshtetësinë me mbushjen e periudhës gjashtëvjeçare të shkollimit, përderisa paraqitet nga prindërit kërkesë për regjistrim në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë së vendbanimit, më e vona brenda tre vjetëve.
3. Nënshtetësia greke fitohet nga fëmijë shtetasish të huaj, me deklaratë të prindërve të tyre, sipas dispozitave të paragrafëve të mësipërm të këtij neni, vetëm nëse që të dy prindërit baojnë ligjërisht në Greqi, dhe disponojnë tituj të vlefshëm të lejes së qëndrimit.
4. Deklaratën dhe kërkesën e paragrafëve të mësipërm mund ta parashtrojë në rastin e familjeve me një prind, apo fëmije që ka të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare, prindi ekzistues apo personi të cilit i është ngarkuar kujdestaria.
5. Para kryerjes së regjistrimit në regjistrin e gjendjes civile, bashkia dërgon kopje të dokumentave që u paraqitën për verifikim me të dhënat që ruhen në ministrinë e brendshme, apo në ministrinë er mbrojtjes së qytetarit. Me verifikimin e dokumentave përkatëse, bashkia e dërgon kërkesën dhe shkresat shoqëruese në shërbimet kompetente të periferisë për nxjerrjen e aktit përkatës nga sekretari i përgjithshëm, që botohet në gazetën Zyrtare, me anë të së cilës urdhërohet bashkia në fjalë që të regjistrojë fëmijën e kërkuesve në regjistrin e gjendjes civile të bashkisë. Regjistrimi në gjendjen civile kryhet më e vona brenda 6 (gjashtë) muajsh që nga dorëzimi i deklaratës dhe kërkesës.
6. Përderisa deklarata dhe kërkesa e regjistrimit në gjendjen civile, që parashikohet në pagrafët 1 dhe 2 të këtij neni, nuk u paraqit bashkarisht nga të dy prindërit, derisa fëmija të mbushë moshën e maturimit, fëmija e merr nënshtetësinë greke me deklaratë dhe kërkesë që ka të drejtë të paraqesë vetë në bashkinë ku banon ligjërisht dhe vetëm nëse ka leje të vlefshme qëndrimi, më e vona brenda tre vjetësh që nga mbushja e moshës 18 vjeç. Konsekuencat penale të natyralizimit që parashikohen në nenin 5 të këtij ligji dhe verifikimi për arsye sigurie i nenit 5B, zbatohen edhe për marrjen e nënshtetësisë sipas këtij paragrafi. Nënshtetësia greke në këtë rast merret me paraqitjen e deklaratës dhe kërkesës.
7. Për nocionet e ligjit aktual nuk përbëjnë tituj të ligjshëm qëndrimi, buletine, vërtetime të depozitimit të kërkesës për leje qëndrimi apo dokumenta të tjera, që mund të lejojnë vetëm qëndrimin e përkohshëm të poseduesit të tyre, deri në momentin e shqyrtimit të kërkesës. Posedimin e titullit të vlefshëm të qëndrimit e kontrollon gjatë paraqitjes së deklaratës dhe kërkesës për regjistrim në gjendjen civile, autoriteti kompetent.
8. Për paraqitjen e deklaratës dhe kërkesave sipas dispozitave të këtij ligji, paguhet taksë (paravolo) 100 euro, që merret nga bashkia e vendbanimit dhe disponohet për funksionimin e shërbimeve që janë kompetente për shqyrtimin e deklaratës dhe kërkesës, si dhe për kryerjen e regjistrimit përkatës.
9. Nënshtetësinë greke e merr me lindjen e tij, pa qenë nevoja e deklaratës së prindërve apo të vetë atij, kushdo që lind në territorin grek, përderisa:
a) Njeri nga dy prindërit ka lindur në Greqi dhe banon ligjërisht në vend, ose
b) Nuk merr nënshtetësi të huaj me lindjen e fëmijës dhe as mund të marrë nënshtetësi të huaj me deklaratën e prindërve pranë autoriteteve të huaja, ose
c) Është me nënshtetësi të panjohur, dhe në rastin kur pamundësia e verfikimit nëse ka një nënshtetësi tjetër të huaj, nuk i dedikohet mohimit të prindit për të bashkëpunuar.
Kushte formale për natyralizimin
Shtetasi i huaj që dëshiron të bëhet qytetar grek me natyralizim do të duhet:
a) Të jetë në moshë madhore gjatë paraqitjes së kërkesës për natyralizim.
b) Të mos jetë dënuar në mënyrë të parevokueshme për vepra penale gjatë dhjetëvjeçarit të fundit para paraqitjes së kërkesës për natyralizim, me dënime të privimit të lirisë të paktën një vit apo pavarësisht dënimit dhe kohës së nxjerrjes së vendimit për dënim, për krime që kanë të bëjnë me fyerje ndaj sistsmit politik, tradhëti të vendit, vrasje me paramendim dhe dëmtime të rënda trupore, krime që lidhen me trafikimin dhe tregtimin e drogës, legalizimin e parave nga veprimtari të paligjshme, krimin ekonomik ndërkombëtar, krime me përdorim të mjeteve të teknologjisë së lartë, krime ndaj parasë, krijimi apo pjesëmarrje në organizatë kriminale, rezistencë ndaj autoritetit, rrëmbim të mituri, prostitucion, vjedhje, mashtrim, abuzim, fajde, falsifikim, shpifje, shantazh, krime që kanë të bëjnë me armët, objekte arkeologjike, trafik klandestinësh.
c) Të mos ndodhet në regjim deportimi apo sanksion tjetër që lidhet me regjimin ligjor të qëndrimit të tij në vend.
d) Të qëndrojë ligjërisht në Greqia për shtatë (7) vjet në vazhdimësi, para paraqitjes së kërkesës për natyralizim. Në periudhën e mësipërme nuk përllogaritet koha që i interesuari ka qëndruar në Greqi si diplomat apo nëpunës administrate i një vendi të huaj. Për poseduesit e nënshtetësisë së një vendi anëtar të Bashkimit Europian, bashkëshortët e qytetarëve / eve, grekë, me fëmijë, personat me statusin e refugjatit politik dhe personat pa nënshtetësi, mjafton një qëndrim paraprak prej tre vjetësh.
e) Të posedojë një nga titujt e mëposhtëm të lejes së qëndrimit:
aa. Leje të personit me banim të gjatë (epi makron dimenontos)
ab. Vërtetim të regjistrimit si qytetar i Bashkimit Europian
ac. Buletin qëndrimi si pjesëtar i familjes së shtetasit grek ose shtetasi të Bashkimit Europian, ose si prind i të mituri grek.
ad. Buletin refugjati politik apo pjesëtar i poseduesit të buletinit.
ae. Dokument udhëtimi apo buletin të posaçëm, që janë dhënë nga autoriteti grek, sipas dispozitave të Konventës Ndërkombëtare të Nju Jorkut, për regjimin e personave pa nënshtetësi.
Integrimi dhe mundësia e pjesëmarrjes në jetën politike të vendit
1.Shtetasi i huaj që dëshiron të bëhet qytetar grek me natyralizim, duhet, përtej kushteve të neneve të mëparshme:
a. Të njohë në mënyrë të mjaftueshme gjuhën greke, kështu që të plotësojë detyrimet që burojnë nga posedimi i cilësisë së qytetarit grek
b. Të jetë integruar normalisht në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit. Për verfikimin e integrimit të të interesuarit në shoqërinë greke, vlerësohen sidomos elementë, si njohja e historisë dhe kulturës greke, veprimtaria profesionale dhe ekonomike, veprimtaritë e tij të mundshme shoqërore ose në dobi të komunitetit, diplomimi në një institucion arsimor grek, pjesëmarrja në organizata shoqërore ose shoqata, pjesëtarë të të cilëve janë qytetarë grekë, lidhje farefisnore apo gjaku me qytetarë grekë, përmbushjen konstante të detyrimeve të tij tatimore dhe sigurimeve shoqërore, posedimi i pasurisë së patundshme. Peshë të veçantë në vlerësimin e integrimit të të interesuarit, kanë rekomandimet lidhur me jetën profesionale dhe shoqërore të të interesuarit, lëshuar nga qytetarë grekë, ose të lindur në Greqi, në kuadër të procedurave që parashikohen në nenin 7.
c. Të ketë mundësinë të marrë pjesë energjikisht dhe thelbësisht në jetën politike të vendit, me respekt ndaj parimeve themelore. Për mundësinë e pjesëmarrjes së tij në jetën politike vlerësohen sidomos elementë të familjarizimit të tij me institucionet e sistemit shtetëror të Republikës Helenike, dhe jetën politike tëv endit, si dhe njohja bazike e historisë politike greke, veçanërisht ajo bashkëkohore. Peshë të posaçme në vlerësimin për adoptimin e identitetit politik grek kanë pjeasëmarrja e tij në në organizata shoqërore, unione politike ose shoqata, pjesëtarë të të cilëve janë qytetarë grekë, si dhe pjesëmarrja eventuale e mëparshme në zgjedhjet për pushtetin lokal.
2. Për verifikimin e premisave të paragrafit të mëparshëm, gjykimi i komisionit kompetent mund të bazohet edhe në testimin e posaçëm që komisioni do të mund të bëjë. Parametrat e testit si dhe çdo hollësi tjetër e rregullojnë me vendim të përbashkët ministrat e brendshëm dhe të Arsimit.
Dokumentat e
natyralizimit
Shtetasi i huaj që dëshiron të natyralizohet si grek, paraqet deklaratë në bashkinë e vendbanimit dhe kërkesë për natyralizim në shërbimet e periferisë së vet, që i drejtohet ministrit të brendshëm, decentralizimit dhe qeverisjes elektronike dhe shoqërohet nga:
a. fotokopje të deklaratës së natyralizimit
b. Tre letra rekomandimi nga qytetarë grekë, të ndryshëm nga ata që do të asistojnë si dëshmitarë gjatë deklarimit para kryetarit të bashkisë, që kanë lindur në Greqi dhe janë banorë të përhershëm të bashkisë të aplikuesit, apo ndërlidhen profesionalisht me të, me përjashtim të atyre që mund të ketë lidhje farefisnore
c. Fotokopje të pasaportës, dokumenti udhëtimi, spo dokument tjetër që vërteton identitetin e personit
d. Leje qëndrimi
e. Çertifikatë lindjeje.
f. Fotokopje të deklaratës tatimore të vitit të fundit financiar
g. Numri e amzës të sigurimeve shoqërore (AMKA)
h. Taksë (paravolo) 1000 euro. Në rast se merr përgjigje negative dhe e riparaqit kërkesën për natyralizim, pagesa e parovolos do të jetë 300 euro. Homogjenët, poseduesit e nështetësisë së një shteti anëtar të Bashkimit Europian, si dhe refugjatët politikë dhe persona pa nënshtetësi, paguajnë paravolo 100 euro./Gazeta Tribuna/