E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Akoma mbetet kuptimi simbolik i 8 marsit edhe sot. Në përpjekjet e tyre për barazi, gratë ndeshen me dhunën, qoftë në plan shoqëror, qoftë në familje. Nga qendrat më të mëdha të studimeve për temën në fjalë, gjithnjë e më shumë pranohet se emancipimi i gruas në të vërtetë nuk po ecën.
Pėr gratė 8 Marsi nuk ėshtė festė











Pak histori për shumicën që nuk e dinë

Dhimitra Malo


Në fillim të gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, duke ndjerë thellë pabarazinë, gratë filluan të organizohen për të drejtat e tyre. Ato kërkonin pagesë të barabartë me burrat dhe uljen orëve të punës nga 16 në 10, ashtu si ata.

Kjo lëvizje arriti kulmin me grevën e madhe të grave rrobaqepëse dhe tekstiliste në Nju Jork, në 8 mars 1857, e cila u shtyp me gjak, në kuptimin më konkret të fjalës. Por rruga për të drejtat u hap.

Në 1910-ën, në një kongres grash nga vende të ndryshme të botës, nën drejtimin e z.Klara Cetkin, qindra gra u mblodhën në Kopenhagen të Danimarkës. Ajo propozoi që 8 marsi të jetë Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kërkesa për të drejtën e votës ishte në plan të parë. Në 1910-ën, Lidhja e Kombeve (OKB-ja e sotme) vendosi zyrtarisht që “8 Marsi të jetë dita e Gruas për të drejtat e saj dhe për paqen e përgjithshme”

8 marsi nuk është festë

Ky nuk është mendim personal, por ideja e një lëvizjeje të re botërore, që kërkon ta rikthejë shoqërinë tek e vërteta. Fare thjesht, sepse festë është një ditë që të kujton një ngjarje të gëzuar, ndërsa 8 marsi ishte ditë tragjike.

Çuditërisht, 8 marsi u kthye në festë. Dritëro Agolli thotë që njeriu ka nevojë për të vërteta dhe përralla. Fatkeqësisht, shumë grave u pëlqen përralla e 8 marsit. Dhe e kuptoj.

Kjo vjen nga lodhja e jetës. Akoma mbetet kuptimi simbolik i 8 marsit edhe sot. Në përpjekjet e tyre për barazi, gratë ndeshen me dhunën, qoftë në plan shoqëror, qoftë në familje. Nga qendrat më të mëdha të studimeve për temën në fjalë, gjithnjë e më shumë pranohet se emancipimi i gruas në të vërtetë nuk po ecën.

8 mars 2010[b/]

Me qindra gra do të mbushin lokalet, ndësa disa do të mbushin xhepat (midis tyre ka dhe gra...). As gratë greke e as emigrantet nga vendet e tjera nuk e festojnë me kaq dëshirë (?) si gratë shqiptare. Janë kaq të lumtura?

Gratë do të kenë liridalje (a ka ndonjë që do të guxojë ta humbasë ditën punës), do shkojnë të gëzojnë, do vishen me rrobat më të mira, era e parfumit do të mundë erën e klorinit, kërcitja e takave në vallzim është mesazhi se janë në këmbë, janë të emancipuara, kanë fatin të jetojnë në Evropë. Gjithçka mirë, nuk ka keqtrajtim, të gjitha në vallzim.

Sa herë jam në “Festën” e 8 marsit, prekem jashtëzakonisht me kurajon e grave shqiptare. Ndoshta kjo sepse prej vitesh kam lidhje me shumë shumë prej tyre.

Punova dhjetë vjet nëpër shtëpi. Kur merrja në dorë pagesën e ditëpunës, atë moment lija një ditë jete. E kam thënë dhe herë tjetër, nga përvoja e punës në Qendrën e Studimeve për Temat e Barazisë edhe veprimtaria me Forumin e Grave Emigrante nga bota, shikoj qartë, megjithë problemet e përbashkëta, se gruaja shqiptare është më e lodhura, më e keqtrajtuara, përballon emigracionin dhe familjen, që nuk i lënë kohë të mendojë për veten. Ku ta gjej kurajën që pas rraskapitjes së punës, kur kthehet në shtëpi, ku duhet të përballojë pronarin më të keq. Ky pronar qëllon të jetë burri i saj që e ka zyrtarisht nën kujdesin e tij, me celebrim (ruset, bullgaret nuk e kanë mbi kokë «afendikonë» e dytë). Kurrë nuk do ta harroj 30 vjeçaren L.R. që ishte e mavijosur nga të dy krahët. Këtu më ka goditur burri, tha dhe këtu vellai e babai që të mos e ndaj.

Në 2004-ën, pas një konferencë ndërkombëtare për gruan emigrante isha me një rreth shoqesh. Kisha aq dëshirë të dëgjoja se si jetojnë gratë emigrante në Europë. Por një e panjohur për mua deri atë çast (ishte shoqja e një shoqes sime greke) ma prishi çdo dëshirë. Filloi të më fliste me ton të ngritur. Në fillim u hutova, pastaj kuptova se çfarë donte të thoshte “Njoh shumë shqiptare, njëra më vjen në shtëpi, është kaq e zonja, njihemi familjarisht. Si grua jam shumë e revoltuar që burri i saj kurrë nuk ia njeh vlerat. Dhe ajo ul kokën. Prandaj ju them se jeni të denja për fatin tuaj (aksia tis miras sas). Nuk më erdhi aspak mirë që ajo kishte depërtuar aq thellë në të vërtetën e hidhur. Nuk ishte thënë të gëzoja atë ditë.

Mu kujtua plaka 80 vjeçare Niki, në Selanik. Punoja tek ajo një herë në javë. Ishte grua që kish punuar shumë, tërë jetën. “Burri im”, më tha, “ishte shumë punëtor. Punonte nga mëngjesi në darkë. Punonim në dyqan perimesh. Ishte yni, por ishte i vrazhdë, nuk i qeshte buza, nuk më thoshte një fjalë të mirë. Kjo është brenga ime. Dhe papritur ngriti zërin. Por fajin e kemi ne vetë. Kur pa dashur dora e burrit kalon në flokët e gruas, ajo kujton se e përkëdhel, gëzon, ndihet mirë në çast harron gjithë ditën, gjithe jetën..



[b]Biseda shoqesh

B.N. Burri im nuk punon, kërkon po nuk ka punë.

S.G. I imi vërtet nuk punon, po më mban kalamajtë, se do paguanim kopshte e çerdhe.

K.K I imi punon, po ato që merr i harxhon me ruset.

S.N. I imi punon 24 orë, shikon televizor, i lodhen sytë.

D.M. Atij i lodhen sytë, kurse ty të kanë ikur fare.

Z.T. Lodhem shumë me fëmijët, sidomos me të madhin.

L. M. Po unë e di që është djalë i mbarë, mbaron gjimnazin apo jo?

S .N. Po nuk e kupton moj, për burrin e ka fjalën.



Të drejtat e gruas në 2010-ën

- Të mos flasë për të drejtat e saj.

- Të punojë shumë më shumë se burrat, këtu nuk e pengon njeri.

- Të jetë e ndershme, d.m.th., të mos dalë një shëtitje as me shoqet.

- Të kujdeset për burrin më shumë se për fëmijët.

- Të mos sëmuret.

- Të pranojë si të pandryshueshme që burri drejton si me telekomandë gjëndjen e saj shpirtërore.



Ku vemi?


Pati raegim nga disa njerëz për shkrimin tim “Progres apo regres”, ku përshkruaja sinqerisht shqetësimin kur ecja në rrugët e Tiranës dhe pashë vajza fare të reja me ferexhe.

“Deri kur kështu ma”, tha Migjeni. Sa aktuale!

Desha që në mbyllje të kujtoj se Suedia është vendi i parë në botë për të drejtat e gruas. Dhe kjo sepse që në hapat e para, gratë patën përkrahjen konkrete të burrave më të përparuar. Nuk mungojnë edhe burra shqiptarë të tillë, të sjellshëm, me kulturë ... për sytë e botës./tribuna/

Publikuar: 07.03.2010 | 05:49
Lexuar: 729 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
e.gj. (22/06/2010 02:46:28) nenat kane nje faste tetemarsi shume te bukur dhe prandaj ne ju bejme dhurata por eshte edhe nje arsye tjeter pse i bejme ne keto dhurata dhe kjo dihet sepse ne i duam shume ato , pra nenat tona

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime