E diel, 5.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo lidhje e kësaj natyre ku takohet toka, uji dhe dielli me vete bart edhe lidhjen mes tokës dhe qiellit, mes asaj njeri-Zot dhe Zot-njeri dhe një tjetër lidhje hyjnore ku qëndron mistika dhe misteret.
Tetova, mes valėve tė sė kaluarės dhe tė tashmes







MITI DHE REALITETI

Mbi burimet e lumit të Sharrit, ku ariu vrapon të shijoj dredhëzat, mes barit puthen lulet. Liria vetëm për shqiponjat dhe zogjtë. Banorët e këtyre zonave për gjatë kohë duhej t’iu përshtateshin rrethanave, ligjeve për të pranuar termin e ri të quajtur kufi, me të cilin ndahen këto zona, edhe ashtu të ndara, si nga reliefi ashtu dhe pozita gjeografike. Edhe pse në fillim të shekullit XX-të, në këto troje ushtarët serb lanë eshtrat bashkë me komandantët e tyre. Kjo zonë që thirret si zona e trekëndëshit, në vete vazhdoi të mbaj ca pjesë të cilëve me gjak iu ndalua përdorimi i ç’do tingulli të gjuhës amëtare shqipe.

Me këto kufi u nda një popull i një gjaku, gjuhe, tradite dhe historie, bashkëjetese nga e cila për mijëra vite kishin krijuar mijëra elemente të jetës së përbashkët. E që gjatë shekullit të kaluar me ca akte gjatë natës ndërpriten lidhjet si miqësia, fejesat, martesat, lidhjet të vjetra e të reja. Nëntoka nëpërmjet palcës së shkëmbijve, paraqet impulset për kuptimin e lidhjes së vetë natyrës e cila me burimet, zërin e cicërimës së zogjve për mijra vite mundohet të plotësoj shprazëtitë dhe dëshirat e banorëve të kësaj ane. Legjenda flet për disa nga këto burime se u krijuan nga lotët e nënave që pa shpresë pritnin t’iu kthehen fëmijët nga lufta e Trojës. Këto burime, valë dhe përrocka do të gjejnë rrugën për krijimin e lumit që koha e quajti me emrin ‘’Sharriz뒒 apo ‘’Shkumbin’’, që me valët dhe gjarpërimet krijon pellgun duke prerë, ndarë Sharrin dhe fshatrat përreth, për të vazhduar me shpejtësinë marramendëse të valëve të zërit duke bartur lutjet, dëshirat dhe shpresat.
Tetova në të kaluarën...

Ky rol i lumit do të ndryshoj si nga cilësia, sasia dhe karakteri i tij. Tani ai do të jetë sërish në rolin e bashkimit të trojeve dhe banorëve nëpërmes ritualeve, legjendave, mitologjisë dhe mitit të kësaj ane. Ky lum nëpërmjet peisazheve edhe sot vazhdon të ruaj imazhet e mijëra viteve dhe gjeneratave. Aty ku valët e lumit numëronin shekujt, matnin stinët duke gërryer brigjet sikur hapnin krahët duke marrë fije bari dhe gjethe, aty kishin një njeri as të gjallë as të vdekur, trupi i tij ndërpriste valët. Për një moment valët ndryshuan zërin dhe morën atë të gjëmimit. Zana e malit të kësaj ane u ndal nga ky zë i trishtuar dhe u lut për shpëtimin e kësaj qenie njerëzore. Kështu vala e parë e lumit bashkë me erën e freskuar e nxorrën në vendin ku bari mbante ngjyrën dhe erën e gjallërisë. Me ndihmën e zanës së malit, ai tash filloi të lëvizë sytë, por kot mundohej të lëviz këmbët, krahët dhe pjesët tjera të trupit. Pas shumë lutjeve zanat arritën t’ia shërojnë si këmbët edhe krahët. Tani zanat kishin një trup të shëndoshë por pa vetëdije. Zanat iu lutën Zotit t’ia kthej vetëdijen, kështu ai filloi të tregojë për tmeret e ushtarëve të panjohur, se si e kishin hudhur në breg dhe e kishin lënë si të vdekur. Kështu njeriu në shenjë falemenderimi zgjati dorën për t’i bekuar dhe përshendetur zanat. U ndanë me fjalët e fundit që të takohen për gëzim e mortë.

Kur njeriu u nis drejt fshatit të tij, vërejti vetëm tym e flakë. Aty jeta kishte mbaruar, ai nuk pa asnjeri, asgjë të gjallë, përveç një plake të fshatit që përshpëriste për atë që kishte ndodhur dhe parë. Lumi tani kishte erën e barotit, ngjyrën e zezë të thenjgjillit, të përzier me gjak dhe erë kufomash. Zanat e malit nga bregu i lumit vërejtën hijen e mikut të tyre, që klithte dhe mallkonte për familjen dhe shtëpitë e djegura. Më kot tani zanat kërkonin t’a takonin mikun në mesin e të gjallëve. Kështu zanat u shpërndanë nëpër malet e Sharrit, të tokës së Peonëve, ku s’do të ketë më klithje që thante gjethet e barin. Kjo tokë e shkretë, ndërkohëra e harruar, tani pa pritur sikur mbinë nga varri. Mijëra kufoma që do të vallëzojnë midis valleve të Peonëve, në këtë tokë të shenjtë si të gjitha tokat e tjera. Valët e lumit tani përveç tjerash, sërish gjatë pranëverës do të sjellin lulet e para të kësaj ane. Drejt qytetit dhe fushës së Pollogut, ku bashkë me burimet lumenjtë e kësaj ane paraqesin mozaikun, aurorën e këtij nënqielli, për të vazhduar drejt lumit të Vardarit dhe përcjellë mesazhet drejt detit të hapur.

Kjo lidhje e kësaj natyre ku takohet toka, uji dhe dielli me vete bart edhe lidhjen mes tokës dhe qiellit, mes asaj njeri-Zot dhe Zot-njeri dhe një tjetër lidhje hyjnore ku qëndron mistika dhe misteret. Nga këto rrethana do të lind dhe qëndroj për mijëra vite qyteti jonë Tetova, që vazhdon të qëndroj në gjiun dhe përkëdheljet e Sharrit ashtu si nënë e bijë që mbajnë dashurinë, shpresën dhe ëndërrat për ardhmërinë, ku nën tingujt e valëve të lumit dhe pastëritinë e ajrit të Sharrit, do të përzihen me erën e pemë, permimeve dhe shijen e bukës, për të mbushur tryezat e banorëve, vendas dhe jashtë, si lidhje mes këtij vendi dhe vendeve tjera. Gojëdhënat dhe gjurmët vërtetojnë lashtësinë për disa mijëra vite, që para erës sonë. Për nga forma shumë herë do t’i ngjante shqiponjës që zbret nga mali e mbështetur për Sharrin, njërin krah drejt Shqipërisë dhe tjetrin drejt Kosëvë, kokën drejt lindjes. Nën kthetrat kanë qëndruar fortifikatat prej guri, për të marrë forcën dhe krenarinë. Kjo formë e kësaj simbolike do të mjaftonte për epokat, epopetë dhe legjendat. Bukuria magjepëse e kësaj natyre, arriti të krijoj dhe ndërtoj lidhjen mes kësaj natyre dhe banorëve të kësaj ane. Për këtë faktet do të jenë të panumërta, të cilat do të dëshmojnë dhe vërtetojnë mënyrën e vet qasjes dhe rrëfimit. Nga rrëfimet e stërgjyshërve tanë dhe plot shembuj nga e kaluara, përfshirë dhe monumentet, mjaftojnë për të dëshmuar se deri nga fillimi i shekullit XX, ka patur harmoni, jetë dhe zhvillim.
Tetova në të kaluarën...

Kurse sot, Tetova me numrin e banorëve dhe determinanteve tjera, vazhdon të jetë qyteti i dytë, pas Shkupit – duke mbartur epitetin e një qyteti të thyer e të fyer. Përkundër fatit të saj që mban dy universitete, vazhdon të jetë e margjinalizuar në statusin e një province të harruar, të lënë pas dore për t’a shkelë gjithçka si dhe koha përgjithmonë. Me qasjet e plan-projekteve, ky qytet vazhdoi të mbyllet drejt së kaluarës në pamundësi dhe turp, nga forma estetike e saj ajo merr sërish karakterin e një qyteti të shëmtuar, dhe nëse vazhdon kështu ky qytet së shpejti, do të jetë qyteti më i shkatërruar, degraduar dhe deformuar. Për të kuptuar për hilet dhe sherret në planet urbanistike të së kaluarës, nuk duhet të jemi të zgjuar, ngase ajo është më se e qartë kah moti. Por kjo që vazhdojmë të heshtim para të njejtit sindrom, do të jetë jo vetëm mëkat por edhe mallkim, që mund të përfundoj me një katrahurë dhe tmerr. S’mund të ketë më irritim për ne, kur Shkupi në zonën maqedone, duke mohuar elementin shqiptar izolon zonën e banuara me shqiptar, me plotë intriga mundohet të paraqes projektet e pallateve të ëndërrave në zonën e ashtuquajtur kinse vetëm të tyren, kurse në Tetovë s’mund të gjejmë asnjë lagje që do të mund t’i plotësonte standardet minimale për kohën. Të mos flasim për rrugët, parqet apo ndonjë objekt të karakterit të përgjithsëm shoqëror, kulturor, sepse ato nuk ekzistojnë. Disa pallate përreth rrugëve, që zënë Sharrin e që dikujt i duken të bukura, janë vetëm vepra koti, të komercializimit më të shëmtuar për qytetin tonë, ambientin dhe pamjen e Tetovës. Në një farë forme, tregohet se sa të manipuluar e të pa shpirt ishim dhe jemi përgjatë këtyre viteve ndaj qytetit dhe ambientit ku duhet të jetojmë.

Edhe pse ne qenia njerëzore, anojmë nga ma e lehta, e mundëshmja, gabimet i kërkojmë tek të tjerët, por për këtë që po ndodh me Tetovën s’do të na shpëtoj as ferri. Është mëkati origjinal që na shpie drejt tij.

Taxhedin Alimi
Tetovë

Publikuar: 07.03.2010 | 18:32
Lexuar: 1371 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
enver (08/03/2010 18:24:14) emak perzi zhanrin!!!!!!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime