E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Milloshoski përmendi se në kuadër të BE-së ka numër të madh të vendeve të cilat do të mundej të ishin ndihmë e madhe gjatë lobimit të tyre dhe angazhim për fillimin tonë të negociatave, por siç tha, në shumë varet edhe sjellja e Greqisë në këtë proces që neve na është e njohur mirë dhe e cila tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim esencial.
Maqedonia do tė plotėsojė obligimet pėr eurointegrimet









Procesi i eurointegrimeve është detyrë e përbashkët e Bashkimit Evropian nga njëra anë edhe e Republikës së Maqedonisë nga ana tjetër dhe ne jemi të gatshëm që ta plotësojmë, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski dje në Kordobë, Spanjë, pas përfundimit të takimit dyditor joformal të ministrave për punë të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, të ashtuquajtur Gimnih (Gymnich).

Ai shtoi se bëhet fjalë për çështje bilaterale, për çfarë, siç tha, shumë herë deri më tani ishte cekur se nuk janë pjesë e kriteriumeve relavante për anëtarësimin qasës për një vend kandidat.

Milloshoski përmendi se në kuadër të BE-së ka numër të madh të vendeve të cilat do të mundej të ishin ndihmë e madhe gjatë lobimit të tyre dhe angazhim për fillimin tonë të negociatave, por siç tha, në shumë varet edhe sjellja e Greqisë në këtë proces që neve na është e njohur mirë dhe e cila tani për tani nuk ka ndonjë ndryshim esencial.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë theksoi se pret që në periudhën e ardhshme në pajtim me konkludimet nga samiti i vitit të kaluar për statusin e Republikës së Maqedonisë dhe fillimin e negociatave të vendoset në tryezë pikërisht në kohën e kryesimit spanjoll.

Fillimi jonë i bisedimeve, siç tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, do të jetë motivacion diplomatik edhe për vendet tjera nga rajoni që t'i vazhdojnë reformat dhe të besojnë në procesin e zgjerimit.

Shefat e diplomacive të vendeve-kandidate për anëtarësim në BE, Maqedonia, Kroacia dhe Turqia, në mënyrë tradicionale marrin pjesë në sesionin përfundimtar të takimit joformal, në formë të një dreke pune, në të cilën u diskutua për gjendjet në rajon të Ballkanit Perëndimor, si përgatitje për takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor i cili është i paraparë të mbahet nga fundi i muajit maj ose fillimi i qershorit në Sarajevë, në organizim të kryesimit spanjoll. Gjatë kësaj, theks i veçantë do të vendoset në gjendjet në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Siguri dhe Politikë Jashtme dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Ketrin Eshton.

Në margjinat e takimit ministri Milloshoski realizoi një takim me më shumë kolegë nga Unioni në të cilin është bërë fjalë, mes tjerash, për përkatësinë e përbashkët drejt idesë evropiane.

Publikuar: 07.03.2010 | 19:28
Lexuar: 318 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime