Sa i përket çështjeve bilaterale, Zhbogar theksoi se nga ana e Sllovenisë nuk ekziston asgjë që mund ta ngadalësojë përmbylljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Sllovenia tashmë nuk dëshiron të qëndrojë në rrugën për pranimin e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi në Kordoba shefi i diplomacisë sllovene, Samuel Zhbogar.
Ai mbrëmë në margjinat e takimit joformal të mijnistrave të punëve të jashtme të BE-së tha se konsideron se të gjitha çështjet e hapura me Kroacinë mund të zgjidhen para mbylljes së negociatave për anëtarësim me Unionin.
Sa i përket çështjeve bilaterale, Zhbogar theksoi se nga ana e Sllovenisë nuk ekziston asgjë që mund ta ngadalësojë përmbylljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Shefi i diplomacisë së Sllovenisë deklaroi se tani ekzistom atmosferë e re mes dy shteteve, duke shtuar se kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë janë të vendosur prë përparojnë rreth çështjeve për kontesin për kufirin.