E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tre persona u plagosën gjatë një shpërthimi në Bajxhi, 180 kiloemtra në veri të Bagdadit. Disa shpërthime ishin regjistruar edhe në Bagdad. Sipas policisë, pesë persona e kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur.
Dhunė edhe ditėn e zgjedhjeve nė Irak








Të shtëna me granata dhe shpërthime afër vendvotimeve e shënuan fillimin e zgjedhjeve parlamentare në Irak që po mbahen sot, lajmëruan mediat perëndimore.

Tre persona u plagosën gjatë një shpërthimi në Bajxhi, 180 kiloemtra në veri të Bagdadit. Disa shpërthime ishin regjistruar edhe në Bagdad. Sipas policisë, pesë persona e kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur.

Të shtëna ishin regjistruar edhe në afërsi të vendvotimeve në provicën Sallah al Din.

Kryeministri Nuri al Maliki pasi që votoi deklaroi se cak i sulmeve është që të pengohen irakianët të mos votojnë në zgjedhje.

"Edhe krahas kësaj, njerëzit tentojnë të votojnë" shtoi ai.

Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë e shtetit i cili tenton të japë fund dhunës mes fraksioneve të ndara religjioze dhe të krijojë kushte për stabilitet dhe rritje ekonomike para tërheqjes së forcave amerikane - deri në fund të vitit 2011.

Publikuar: 07.03.2010 | 19:38
Lexuar: 221 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime