Mimoza Shkodra një vazjë e re nga Prishtina, ka pushtuar ekranet e shumë mediave në trevat shqiptare me disa këngë të mrekullueshme dhe veçanarishtë me këngën krejt mi more.
Intervista me Mimoza Shkodrën
Mimoza Shkodra një vazjë e re nga Prishtina, ka pushtuar ekranet e shumë mediave në trevat shqiptare me disa këngë të mrekullueshme dhe veçanarishtë me këngën krejt mi more. Ajo në këtë intervistë për Palomën ka folur për pasionin e saj, dashurinë, për një ditë të saj të zakonshme dhe mbi të gjitha për Mimozën, Prishtina është vendi I cili e ka bërë për vete edhe pse jeton në Zvicër.
Paloma: Mimoza, nëpër forume të ndryshme vërehen debate në lidhje me origjinën tuaj. Fansat nga Shqiperia thonë se je nga Shqiperia, ata të Kosoves dhe të Maqedonisë poashtu. Mund të na thoni me pak fjalë CV tuaj?
Mimoza: Mimoza Shkodra nga Prishtina, jetoj ne Zvicër. Origjina ime rrjedh nga Qyteti i Shkodres nga Shqipëria, thonë se qysh para tre shekujve tre vëllezër janë shpërngulur nga rrethi i Shkodrës dhe kanë jetuar në Kosovë.
Paloma: Kur ka filluar kariera juaj artistike dhe a e mbani mend këngën e parë që keni kenduar?
Mimoza: Karierën time e kam filluar në moshën 7 vjecare me këngën në Muzeun Historik.
Paloma: Kush qe i pari që e zbuloi talentin tuaj artistik?
Mimoza: Prindërit e mi.
Paloma: Na thoni me cilët kompozitor dhe tekstshkrues keni pasur bashkëpunim dhe me cilët do kishit dëshirë të bashkpunoni?
Mimoza: Kompozitorët: Virusi, Florent Boshnjaku, Erolli dhe Ardian Kastrati
Tekstshkruesit: Avni Qahili, Beka, Ilir Behrani, Laura dhe Ejup Shabani.
Dëshiroj të bashkëpunoj edhe me kompozitor dhe tekstshkrues nga Shqipëria.
Paloma: Sa keni qenë e pranishme në festivale, a keni ndonjë çmim dhe sa jeni e kënaqur me vlerësimet që bëhen?
Mimoza: Kam qenë shumë herë e ftuar, por s`kam pasur mundësi pasi që kam qenë shumë e angazhuar.
Paloma: Sa albume keni realizuar deri më tani?
Mimoza: Tre Albume
Paloma: Kënga krejt mi more është tash më një mega hit i dëgjuar në mbarë trevat shqiptare. Na thoni diçka më shumë për realizmin e kësaj kënge?
Mimoza: Është kënga ime e parë që bëri bum, për mua është një ndjenjë e papërshkrueshme.
Paloma: Cfarë mendimi keni për muzikën komerciale apo tallava?
Mimoza: Të gjitha zhanret e muzikës di ti dalloj dhe ti këndoj ashtu edhe Tallavan, skam asgjë kundër saj.
Paloma: Lexuesve të Palomës sigurisht do tju interesonte të dijnë dic më tepër për jetën tuaj private. Na e përshkruaj me pak fjalë një ditë të zakonshme të Mimozës?
Mimoza: Filloj me punën e përditshme në Kozmetikë, në mbrëmje pushoj, nganjiher dal me shoqe.
Paloma: Njiheni si këngëtare shumë sexy. Kush kujdeset për pamjen tuaj?
Mimoza: Faleminderit për kompliment, për pamjen time kujdesem vetë.
Paloma: A mereni me sport dhe a bëni palestër për të pasur një figurë të përkryer siç e keni?
Mimoza: Edhe pse kam dëshirë, nuk më premton koha të merem me sport fare.
Paloma: Ju jetoni në perendim. Sa jeni e pranishme në mbrëmjet e ndryshme argëtuese që organizohen atje?
Mimoza: Kërkesat janë të mëdha kështu që asnjë vikend nuk jam e lirë.
Paloma: Besoj se keni udhëtuar në shumë vende. Cili vend ju ka bërë për vete dhe në cilin do jetonit përgjithmonë?
Mimoza: Po kam udhëtuar në shumë vende, por vendi i cili më ka bërë për vete është Kosova-Prishtina.
Paloma: Çfar mendimi keni për djemt që jetojnë në perendim dhe nese mund te beni një krahasim në mes djemëve që jetojn në trojet shqiptare dhe atyre në perendim, cilët nga këto e vlersojnë me tepër femrën?
Mimoza: Për mua të gjithë djemt shqiptar janë të mirë nuk kanë dallim, të githë njejtë i vlerësojnë femrat.
Paloma: Përvec muzikës a mereni me dicka tjetër. Cili është hobi juaj?
Mimoza: Pasion e kam shoppingun dhe kuzhinën.
Paloma: Jeni e dashuruar? Çështë dashuria për ju?
Mimoza: Jo nuk jam e dashuruar dhe për mua dashuria është gjithçka.
Paloma: Si i keni raportet tuaja me këngëtarët tjerë a keni bashkëpunim të ndërsjelltë?
Mimoza: Jashtëzakonisht me të gjithë mirë.
Paloma: Cilët këngëtar janë idhujt e Mimozës?
Mimoza: Alicia Keys, Ëhitney Housten, Diana Haddad, Mariah Carey, Pavaroti etj.
Paloma: Cilët janë planet tuaja për të ardhmën?
Mimoza: Për të ardhmen pritet realizimi I klipit të ri.
Paloma: A keni ndonjë mesazh pqr lexuesit e Palomës dhe për gjithë fansat tuaj ne Shqipëri?
Mimoza: Falënderoj shumë revistën Paloma, ashtu edhe Lexuesit e Palomës si dhe të gjithë adhuruesit e mi kudo që janë në Diasporë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri.
Intervistoi: Ana Ajdini, Gazeta Paloma