"Puna juaj e palodhshme gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në funksion të arsimimit dhe edukimit ku kontribuoni në ngritjen e vetëdijes dhe iu hapni rrugën të gjithë gjeneratave drejt një ardhmërie më të mirë, thuhet në urimin e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Ademi.
Zëvendëskryeministri Ademi uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
Sot kur përkujtojmë 123 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë përkujtojmë rolin e rëndësishëm që e kanë arsimtarët e mësuesit në arsimimin dhe edukimin e brezave tonë të ri.
"Puna juaj e palodhshme gjithmonë ka qenë dhe do të jetë në funksion të arsimimit dhe edukimit ku kontribuoni në ngritjen e vetëdijes dhe iu hapni rrugën të gjithë gjeneratave drejt një ardhmërie më të mirë, thuhet në urimin e Kabinetit të zëvendëskryeministrit Ademi.
Të gjithë mësuesve, arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve ua uroj 7 Marsin- Ditën e Mësuesit duke iu dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të vazhdueshme.
Lideri Ahmeti uron 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
Misioni i edukimit të brezave, bartja e dijes dhe formimi i personaliteteve te fëmijtë dhe nxënësit janë procese, kuptime dhe porosi që lidhen gjithmonë me emrin e mësuesit.
Në cdo 7 mars kujtojmë gjithë ato plejada arsimtarësh, arsimdashësish dhe mësuesish që kanë bartur projektin e madh të përparimit, emancipimit dhe formësimit të sa e sa gjeneratave që edhe kanë bërë historinë.
Duke uruar të gjithë mësuesit dhe arsimtarët, gjithë profesorët dhe pedagogët në këtë ditë të tyren dhe tonën dua të rikujtoj edhe njëherë shenjtësinë e detyrës së tyre; fëmijtë tanë, nxënësit tanë, e ardhmja jonë është në duart e tyre!
Të bëjmë të gjithë bashkë që nesër me të drejtë të mburremi me misionin e përmbushur me sukses.
Gezuar të dashur mësues, urime e shëndet.
Demokracia e Re përcjell urime për Ditën e Mësuesit
7 marsi si festë shënon një ditë të ndritshme për fillimin e shkollës shqipe dhe arsimimin e shqiptarëve si popull gjithandej ku jeton. Pa mëdyshje, meritën më të madhe e kanë të gjithë arsimtarët që ia dolën të mbajnë gjallë shkollën shqipe dhe i dhanë frymë arsimit shqip edhe në kohë dhe rrethana të vështira historike për shqiptarët, duke rezistuar pushtete të ndryshme që kishin për qëllim shuarjen e gjuhës shqipe dhe asimilimin e popullit shqiptar. Sakrifica e tyre sot na mëson të çmojmë edhe më shumë kontributin e të gjithë arsimtarëve të cilët nuk kursejnë asgjë nga vetja në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve tanë, thuhet në kumtesën e Demokracisë së Re.
Demokracia e Re, bashkë me urimet për këtë festë të arsimtarëve dhe profesionit të tyre të shenjtë, obligohet për ti dhënë arsimit vend më të merituar në veprimin e vet politik.
Demokracia e Re në kontinuitet ka dhe do të ketë prioritet arsimin kualitativ të shqiptarëve dhe avansimin e të mësuarit shqip në kushte më të përshtatshme për punë.
Kam kënaqësinë e veçantë që në emër të anëtarsisë së Demokracisë së Re tju përcjell urimet më të sinqerta për këtë festë të madhe të arsimit shqip, Ditën e Mësuesit.