Përafërsisht 100 persona janë lënduar dhe menjëherë janë sistemuar në spital, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Janë shkaktuar edhe dëme materiale, ndërsa janë dëmtuar kryesisht ndërtesa njëkatëshe dhe objekte të fshatit.
Së paku 41 persona humbën jetën në tërmetin, që mbrëmë e përfshiu rajonin e Elazigut, në Turqinë lindore, kumtuan mediat elektronike turke dhe agjencitë botërore, duke iu referuar shtabit të qytetit për kriza.
Personat të cilët kanë humbur jetën janë banorë të pesë fshatrave në rajonin Elazig.
Përafërsisht 100 persona janë lënduar dhe menjëherë janë sistemuar në spital, ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Janë shkaktuar edhe dëme materiale, ndërsa janë dëmtuar kryesisht ndërtesa njëkatëshe dhe objekte të fshatit.
Sipas Qendrës për vëzhgimin e tërmeteve, epiqendra e tërmetit i cili u regjistrua në orën 4:32, sipas orës lokale ka qenë 21 kilometra në juglindje të Elazigut, në thellësi prej pesë kilometrash. Janë regjistruat edhe dhjetëra tronditje të tjera pasuese prej të cilave më e fuqishmja ka qenë 4,1 ballë sipas Rihterit.
Dridhja shkaktoi panikë në mesin e popullatës, të cilët pjesën më të madhe të natës e kaluan jashtë shtëpive. Ekipet për shpëtim po kërkojnë të lënduarit, ndërsa njerëzve, të cilët druajnë të kthehen në shtëpitë e tyre, po u ndajnë ushqim të ngrohtë dhe pije.
Ekipet e Gjysmëhënës turke filluan të ndajnë veshje të trasha.
Sipas valiut Muamer Eroll shpëtuesit kanë arritur deri te të gjitha rajonet e pësuara, të kapluara nga tërmeti.
Për rajonin në katasrofën natyrore shkoi zëvendëkryeministri Xhemil Çiçek, ministri i shëndetësisë Rexhep Akdag dhe përfaqësues të tjerë të autoriteteve në Ankara.
Tërmet më i dobët është ndjerë në qarqet fqinje të Elazigut - Tuxheli, Bingol, Erzurum dhe Dijarbekir.
Turqia ndodhet në një rajon aktiv sizmik dhe shpesh herë është pre e tërmeteve. Në vitin 1999 një tronditje me magnitudë prej 7,4 ballësh shkaktoi vdekjen e 18.000 personave në Turqinë Perëndimore./mia/