Pushteti vendor në Ohër vendosi që të ketë roje nëpër shkolla. Dëmet e shkaktuara janë më të mëdha, se sa paratë që do të ndaheshin për personat që do të bënin roje.
Posaçërisht gjatë natës kemi dëme të mëdha me thyerjen e dritareve. Dëmet në shkollën fillore Grigor Përliçev janë të mëdha për shkak se xhamat janë të mëdhenj. Ne në vitin e fundit së paku kemi dëme dyfish më tepër se do të kushtonin rrogat e të punësuarve si roje nate. Dëmet ishin dyfish, se sa paratë që do të ndahen për rrogat e këtyre personave, deklaroi Mitre Velanovski, nga komuna Ohër.
Pas disa ditëve nga funksionimi i këtyre shërbimeve të rojeve, efektet janë evidente për shkak se nuk është vërejtur asnjë incident. Edhe ekipet e MPB-së janë në terren posaçërisht në orët e mëngjesit.
Në shkollën fillore Grigor Përliçev më në fund ka roje. Punojnë nga ora 18 deri në 6 të mëngjesit, roja është këtu deri sa personali arrin në mëngjes. Këto 10 ditë nuk kemi asnjë problem.
Shpresoj se kështu do të vazhdojë, tha Sasho Stavrevski, drejtor i SHF Grigor Përliçev në Ohër.
Para një muaji në oborrin e shkollës fillore Shën Klimenti i Ohrit u vizatuan grafite me simbole naziste dhe mesazhe të pahijshme.
Miki Trajkovski, ALSAT-M