Megjithëse më duket pak festë demode, të cilën ju gratë e shihni si një ditë triumfi ndaj ne meshkujve, nuk dua ta them sot, por nuk është ashtu, e rëndësishme është që ju sot të festoni pa ne burrat nëpër këmbë.
Nuk është e hëna e zakonshme. Sot është tetë marsi, festa e grave. Gra sot është festa juaj, dita juaj. Sa e rëndësishme është origjina e kësaj ngjarje e tillë? Ne të gjithë e dimë se 8 marsi është "Dita Ndërkombëtare e Gruas", falë grave si Rosa Luksemburg dhe të tjera, në kujtim të tragjedisë së në Nju Jork ku punëtorët janë djegur deri në vdekje 129 fermave etj.
Por sot ju nuk duhet të mbani mend arritjet sociale, diplomatike, politike dhe ekonomike, si dhe diskriminimin dhe dhunën që vazhdojnë shumë prej jush ta vuajnë,: ajo është betejë, luftë, protestë dhe me ato merreni në 364 ditë të mbetura. Nesër është një ditë festive dhe, në qoftë se keni me të vërtetë dëshirë, të zbaviteni.
Megjithëse më duket pak festë demode, të cilën ju gratë e shihni si një ditë triumfi ndaj ne meshkujve, me thënë të drejtën, nuk është ashtu, e rëndësishme është që ju sot të festoni pa ne burrat nëpër këmbë.
Sepse të tregohemi pak më realist, dhe të flasim hapur, kjo festë e parë nga sytë mashkullor është krejtësisht e ndryshme nga mendimi juaj, dhe me kalimin e kohës, ju e pranoni se është kështu. Por ju për çdo vit përfundoi duke festuar, pa arsye, pa përkujtuar as edhe justifikimin se përse është një datë e tillë andaj ne meshkujve na jep bezdisje. Pasi për një numër vogël të grave, kjo ditë është një rast i domosdoshëm për të reflektuar mbi statusin e grave.
Megjithatë e meritoni që të paktën një ditë në vit, ju të festoni pa ne, të organizoni festa të çmendura me shoqet tuaja, të hani, të pini dhe të kërceni deri në mesnatë. Ankesat tuaja të përditshme se vijmë vonë në shtëpi, se asnjëherë nuk e dini adresën e saktë se ku argëtohemi me shokët tanë, se vetëm ju merreni me familjen, shtëpinë dhe fëmijët, e pra sot do të përkujdesemi ne për gjithçka.
B.Merko/bota sot/