E diel, 1.08.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Çfarë kam në iPod? Kryesisht djem të moshuar. Është një muzikë nga ku vij unë. Robert Johnson është në maje të listës dhe jam i sigurt se 99% të njerëzve në botë nuk e dinë se kush është Robert Johnson”, ka shtuar Gere. 57-vjeçari Gere ka qenë yll kinemaje për më shumë se 30 vjet
Gere:Hip-hop, muzikė e jashtėtokėsorėve












Aktori i Hollywoodit, Richard Gere, ka bërë të ditur se ai nuk është fans i muzikës hip-hop dhe e konsideron atë si një muzikë të jashtëtokësorëve. “Hip-hopi është si një muzikë aliene për mua”, ka thënë aktori, i cili thotë se kryesisht dëgjon muzika të vjetra.

“Çfarë kam në iPod? Kryesisht djem të moshuar. Është një muzikë nga ku vij unë. Robert Johnson është në maje të listës dhe jam i sigurt se 99% të njerëzve në botë nuk e dinë se kush është Robert Johnson”, ka shtuar Gere. 57-vjeçari Gere ka qenë yll kinemaje për më shumë se 30 vjet.

Roli i tij i parë i rëndësishëm në një film ka qenë ai përkrah aktores Diane Keaton në filmin "Looking for Mr. Goodbar" (Në kërkim të Zotit Goodbar, 1977), që u pasua nga ai i një punëtori ferme, emigrant në "Days of Heaven" (Ditë parajse, 1978). Kurrë nuk ka arritur të kuptojë se përse u kthye në një seks-simbol pas filmit "American gigolo" (Një zhigolo amerikan, 1980), por di me siguri se ai rol i hapi udhën edhe për filma të tjerë të suksesshëm:"An Officer and a Gentleman" (Oficer dhe Xhentëlmen, 1982), "Internal Affairs" (Punë të Brendshme, 1990) dhe "Pretty woman" (Gruaja e Bukur, 1990), ku tregoi aftësi komike që nuk i kishte treguar asnjëherë më parë. Si besimtar i devotshëm i budizmit, Gere arrin të balancojë kërkesat për shtypjen e çdo lloj egoizmi që i kërkon kjo fe me kërkesat që shtron detyrimisht karriera hollivudiane.

Publikuar: 08.03.2010 | 05:07
Lexuar: 110 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime