Shpenzimet për jetesë në shkurt të këtij viti kanë qenë më të larta për 0,4 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa për 0,6 për qind nga shkurti i vitit të kaluar, njoftoi Enti shtetëror për statistikë.
Analizuar sipas grupeve kryesore, sipas dedikimit të konsumit, në shkurt në krahasim me janarin e vitit 2010, rritje të indeksave është shënuar në grupet - Ushqim dhe pije joalkoolike për 0,9 për qind, Mallra dhe shërbime të tjera për 0,6 për qind, Transport për 0,5 për qind, Komunikime për 0,3 për qind, Banim, ujë, elektrikë, gaz dhe derivate tjera, Mobilje, orendi dhe mirëmbajtje të orendisë dhe Shëndet për 0,2 për qind.
Zvogëlim të indekseve të shpenzimeve për jetesë është regjistrar në grupet - Rekreacion dhe kulturë për 2,4 për qind dhe Veshje dhe mbathje për 0,2 për qind.
Në nivel nga muaji paraprak kanë mbetur indeksat në grupet - Pije alkoolike, duhan, Arsim dhe Restorante dhe hotele.