Pas vizitës në shtëpinë e djalit në lagjen Çair, Gruevski deklaroi se V.M. sot ndjehet më mirë. Në bisedat me prindërit, kryeministri ka premtuar se do të ndihmojë për pastrimin sa më të shpejtë të rastit, ndërsa familjes do t'i jepet edhe ndihmë tjetër për të cilën kanë nevojë.
Kryeministri Nikolla Gruevski sot e vizitoi djaloshin 11 vjeçar V.M. i cili pardje u lëndua në incidentin në sheshin "Maqedonia" në Shkup.
Pas vizitës në shtëpinë e djalit në lagjen Çair, Gruevski deklaroi se V.M. sot ndjehet më mirë. Në bisedat me prindërit, kryeministri ka premtuar se do të ndihmojë për pastrimin sa më të shpejtë të rastit, ndërsa familjes do t'i jepet edhe ndihmë tjetër për të cilën kanë nevojë. Ai pastaj dërgoi apel që incidentet e këtilla në të cilat involvohen personat me përkatësi të ndryshme etnike të shmangen të ardhmen pasi që munden gabimisht të interpretohen, të marrin dimension tjetër dhe të përfundojnë keq.
"Fëmijët si fëmijë, ndodh të rrihen dhe të lëndohen. Megjithatë kur kjo ndodh pa sfiduar cilindo që të të hedh gurë edhe kur ai është me përkatësi të ndryshme etnike mund të kuptohet më ndryshe në një mjedis multietnik ku duhet t'i ruajmë vlerat e përbashkëta. Kur ndodh një gjë e këtillë mundet gabimisht të kuptohet dhe të përfundojë keq. Fëmija i gjithkujt do të mund të ishte pardje në patinazh. Edhe i imi edhe i juaji dhe i gjithsecilit në Republikën e Maqedonisë do të mund t'i gjejë e njëjtë. Prandaj i madh është roli i prindërve dhe mësuesve, por edhe vetë fëmijëve", tha kryeministri Gruevski.
Sipas prindit, është i mundshëm incidenti të ketë prapavijë etnike pasi që në këtë moment në patinazh kanë qenë një grup i personave të përkatësisë shqiptare. Ai është i bindur se pushteti do ta zgjidh rastin dhe do t'i gjejë fajtorët.
Kryeministri Gruevski njoftoi se MPB tani më i ka identifikuar kryrësit dhe gjatë ditës do t'i procesuojnë paditë deri në shtatë persona. Sipasdeklaratës të të lënduarit V.M. dhe prindit të tij, pasi është gjuajtur me gurë në kokë, ai është dërguar në spital ku i është ofruar ndihmë mjekësore. Plaga i është qepur, ndërsa pastaj është sjellë në polici ku në prezencë të prindit ka dhënë deklaratë për incidentin.