E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot, gratë kanë pozicione të rëndësishme në jetën politike dhe shoqërore, janë pjesë e pushtetit në të gjitha nivelet e tij, kanë mundësi ta ndërtojnë karrierën e tyre siç dëshirojnë. Megjithatë, barazia gjinore e pranuar formalisht nga të gjithë, mbetet ende një sfidë, për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë.
USHT, organizoi pritje solemne me rastin e 8 Marsit










Me rastin e 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas, Rektorati i USHT-së, organizoi pritje solemne për pjesëtaret e gjinisë femërore, të kuadrit mësimor, administrativ-teknik dhe bashkëpunëtoret e Universitetit.

Me këtë rast, prorektori për shkencë, Doc.dr. Reshat Qahili, duke ju drejtuar të pranishmeve deklaroi “Me rastin e kësaj dite të shënuar kam nder dhe kënaqësi, në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ua përcjell urimet më të sinqerta të nënave dhe motrave tona për festën e tyre! T’u shpreh nderim dhe respekt për kontributin e tyre të gjithanshëm e të vazhdueshëm në të gjitha fushat e jetës”, theksoi prorektori Qahili. Ai me këtë rast i inkurajoi të gjitha femrat shqiptare, që të mos ndalen në përpjekjet e tyre për realizimin e lirive dhe të drejtave të tyre të ligjshme. Emancipimi i femrës ka kaluar përmes një procesi të gjatë, i cili në ditët e sotme po ecën me ritme më të shpejta kudo në botë.
USHT, organizoi pritje solemne me rastin e 8 Marsit

“Sot, gratë kanë pozicione të rëndësishme në jetën politike dhe shoqërore, janë pjesë e pushtetit në të gjitha nivelet e tij, kanë mundësi ta ndërtojnë karrierën e tyre siç dëshirojnë. Megjithatë, barazia gjinore e pranuar formalisht nga të gjithë, mbetet ende një sfidë, për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë.

Raporti i femrës bashkëkohore me familjen, me shoqërinë, me organet e pushtetit dhe institucionet tjera qeveritare dhe joqeveritare nuk është thjesht një çështje ndjenjash, por është çështje elementare e lirisë dhe të drejtave individuale dhe kolektive, çështje thelbësore e emancipimit dhe zhvillimit të shoqërisë sonë.
USHT, organizoi pritje solemne me rastin e 8 Marsit

Vendi ynë, në fazën e proceseve integruese euroatlantike nuk mund të zhvillohet pa praninë e energjisë femërore. Një mundësi e realizimit të këtyre të drejtave janë edhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, në të gjitha nivelet, dhe është koha që femrat të mbështeten në përfshirjen e tyre aktive në politikë dhe në të gjitha fushat e veprimtarisë publike, pasi e dëshmojnë se e justifikojnë plotësisht besimin që u jepet atyre, duke i emëruar në institucionet më të rëndësishme të pushtetit.

Duke Ju uruar edhe një herë festën, shpreh besimin tonë të plotë se kontributi intelektual e jetësor i femrës, veçanërisht i gruas shqiptare, mbetet një përbërës i rëndësishëm për vendin tonë, i cili çdo ditë e më shumë po i afrohet familjes së madhe evropiane”, theksoi prorektori për shkencë i USHT-së, Doc.dr. Reshat Qahili, në pritjen solemne me rastin e 8 Marsit – Ditës ndërkombëtare të gruas.


Publikuar: 08.03.2010 | 08:03
Lexuar: 688 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime